• |
ide | kryesore

Artan Hoxha: Në shtëpinë e të kërkuarit për vrasje u gjet deputeti i Partisë Socialiste

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetari Artan Hoxha tha se BKH dhe RENEA kërkonin Ramazan Rrajën por në vilën ku kryen kontrolle gjetëndeputetit socialist në Nikel, Rrahman Rraja.

Hoxha shkruan se aksioni është zhvilluar këtë të enjte, 19 janar, në orët e para të mëngjesit dhe për këtë aksion ka pasur një vendim të GJKKO.

Sipas tij, bastisja e vilës “synonte arrestimin e Ramazan Rrajës, i shpallur në kërkim nga SPAK për atentatin e 1 nëntorit 2019, kundër prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj dhe “Rrumit të Shijakut”.

POSTIMI I PLOTË

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të mbështetur nga reparti special RENEA, kanë bastisur në orët e para të mëngjesit te sotëm, banesën e deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja.

Aksioni i befasishëm është zhvilluar ende pa zbardhur dita, në fshatin Zezë të zonës së Niklës.
Ka qenë një vendim i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i lëshuar në sekret të plotë, me datë 17 janar 2023, pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore, i cili ka miratuar kerkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Xhungël” mëson se “Objektiv i ketij aksioni, ka qenë gjetja dhe ndalimi i shtetasit Ramazan Rraja, 30 vjeç, banor i njësisë administrative Nikël në zonën e Fushë Krujës. Po ashtu është ushtruar kontroll i banesës së tij në fshatin Zezë, sëbashku me automjetin, të cilin ai ka në përdorim. Qëllimi i kontrollit të banesës dhe automjetit, ishte gjetja apo zbulimi i provave me rendësi për hetimin që po kryen SPAK”.

Hetuesit e BKH-së, të mbështetur nga grupet e depërtimit të repartit special RENEA, kanë mbyllur në rrethim në orët e para të së enjtes, vilën 3 kateshe në fshatin Nikël. Me pas, në zbatim të vendimit të Gjykatës Speciale, kanë hyrë në ambjentet e brendeshme duke ushtruar kontroll të hollësishem ndaj çdo personi që gjendej aty.

Agjentët e BKH-së, kanë bastisur në mënyrë të imtësishme çdo ambjent të vilës, për të gjetur materiale apo prova në lidhje me hetimin.

Në vendimin e gjykatës speciale, vila 3 kateshe sëbashku me hapsirën përreth saj, e rrethuar nga një mur i lartë mbrojtes dhe e paisur me sistem sigurie me kamera, është përcaktuar si objekt në pronësi dhe në përdorim të shtetasit Ramazan Rraja.

Hetuesit e BKH-së, kanë mbetur të befasuar, kur në banesë në vend të personit që kërkonin, kanë gjetur xhaxhain e tij, Rrahman Rraja, deputet i Partisë Socialiste dhe familjen e tij.

Deputeti i PS-së, u ka komunikuar agjentëve të BKH-së, se në banesë gjendet vetëm familja e tij. Ndërsa nipi i tij, Ramazan Rrahja, ka kohë që jeton në kryeqytet. Por ky fakt nuk i ka penguar agjentët e BKH-së të ushtrojnë kontroll në çdo cep të godinës pavarësisht faktit se aty gjendej vetëm deputeti i PS-së dhe familja e tij.

Pas më shumë se dy orësh, agjentët e BKH-se dhe trupat speciale RENEA, kanë përfunduar kontrollin duke u larguar pa gjetur as personin që kërkonin dhe as mjete të kundraligjshme.

Një burim nga SPAK, konfirmoi për “Xhungël”, se “aksioni i sotëm i BKH dhe RENEA, është zhvilluar në vijim të hetimit për atentatin e 1 nëntorit 2019, ku mbeti i plagosur prokurori i Durrësit Arjan Ndoj, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut” dhe humbi jeten shoferi i Ndojit, Andi Maloku”.

Ramazan Rraja, për herë të fundit u shpall në kërkim policor pas atentatit të ndodhur në 17 korrik 2022, në mbikalimin e Fushë Krujës, ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Në atë kohë, Ramazan Rraja ndodhej jashtë vendit. Ai u shoqërua nga policia e Fushë Krujës mesditën e 31 tetorit 2022, kur sapo ishte kthyer në Rinas me linjen e Flay Dubai nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Rraja dha deklarime në lidhje me hetimin e masakrës së 17 korrikut, në mbikalimin e Fushë Krujës dhe pasi provoi se ditën e ngjarjes, ndodhej jashtë territorit të Shqipërisë, u la i lirë disa orë më vonë.



4 Comments

  1. Raja eshte nje tjeter bandit deputet i PS.

    I duhet per votat dhe te kete zonen nen kontroll .

    Zonja Kim shtroj nje darke per kete sherbetorin e Rames.

  2. Normal qe sgjejn gje. Rama kontrollon spak dhe rrajajt i duhen per te mbledh vota.
    Ceshtje delikate midis nje perversi psiqik si rama dhe banditesh pervers si rrajajt

  3. Ky nuk eshte shtet eshte bande o mjere Shqiperia per ata plera qe ka 30 vjet qe i voton dhe akoma nuk i njeh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *