• |
ide | kryesore

Si e zbuloi Shakira tradhëtinë e Gerard Pique

Paparazzi, Slider



Së fundmi janë zbuluar detaje të reja rreth tradhëtisë së Gerald Pique. Disa burime kanë treguar se Shakira zbuloi lidhjen e ish-it të saj, nga një kavanoz me reçel luleshtrydheje në frigoriferin e tyre.

Ajo zbuloi se reçeli ishte ngrënë, ndërsa ajo nuk ishte në shtëpi. Gerard dhe fëmijët e tyre nuk e hanin reçelin e luleshtrydheve, kështu që kuptoi se dikush tjetër kishte qëndruar në shtëpinë e tyre. Artistja gjithashtu aludon për këtë kthesë të ngjarjeve në videoklipin “Te Felicito”, në të cilën  mund të shihet duke hapur një frigorifer, vetëm për të zbuluar kokën e Alejandro-s në një pjatë.

Edhe pse u ndanë miqësisht në qershor 2022 pas 11 vitesh së bashku, që atëherë  raporti i tyre  është përkeqësuar me publikimin e këngës së saj  “BZRP Music Session #53”, në të cilën vë në shënjestër ish-in dhe të  dashurën e tij, Clara Chia Marti. “Më ke lënë vjehrrën si fqinje. Median në derën time dhe në borxhe me qeverinë”, këndon Shakira duke iu referuar gjyqit të saj tatimor.

Në fillim të këtij muaji, Page Six zbuloi ekskluzivisht se artistja ishte “shkatërruar” kur kuptoi se Marti ishte në edhe një prej telefonatave të Piqué në Zoom që ai bëri kur dyshja ishte ende bashkë. Një burim tha se ajo u “shkatërrua kur mësoi se kjo grua kishte qenë në shtëpinë që ata ndanin me fëmijët e tyre”. “Është shkatërruese për  të . Ajo mësoi   se kjo lidhje kishte vazhduar humë më gjatë nga sa e imagjinonte.”

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2023/01/17/shakira-kunder-mamase-se-pique-nuk-do-ndjek-me-keshillen-tende/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *