• |
ide | kryesore

Situata e reshjeve në Lezhë, ndërpritet energjia në fshatra

-Instant, Lajme, Të fundit



Reshjet e shumta të shiut kanë kanë bërë që disa zona të Lezhës të përmbyten.

Deri më tani janë evakuuar 3 familje në Klos.

Ndërkohë është ndërprerë edhe energjia elektrike në disa fshatra të këtij qyteti.

Për sa i përket qarkullimit rrugor policia është duke drejtuar dhe trafikun në aksin rrugor Manati-Pllanë.

Lumi Mat, është në kuota jo kritike akoma, pavarësisht shkarkimeve nga HC Shkopetit dhe Fanit.

SITUATA NË QARKUN LEZHË DATË

zonën e quajtur Kodra e Mullirit dhe në Lalm i ri njësia administrative Kols është ndërhyrë për evakuimimin e 3 familjeve. Ato janë akomoduar në hotelet e zonës. vazhdon evakuimi i familjeve që kanë kërkuar ndihmë.
-Kemi ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra.
– është bllokuar qarkullimi në urën e fshati Mërçi që lidh fshatin me superstradën Lezhë- Balldre, pasi ka dalë uji në sipërfaqe të urës.
– Nga puna në terren e strukturave të bashkisë në bashkëpunim me patrullat e policisë rrugore duke drejtu trafikun në aksin rrugor Manati -Pllanë pasi kemi prezencë uji në trupin e rrugës.
Sasi e rreshjeve të rëna prej orës 6 deri në orën 11, ka qënë 100 mm, sasi e cila ka shkaktuar probleme kryesisht ne Nj/Milot, dhe Laç
Kemi prezencë uji në gjithë territorin përfshirë dhe urban si pasojë e mospërballimit të kanalizimeve të sasisë së rreshjeve shoqëruar me breshër intesiv.
KUL, është në kuotën maximale, por që nuk ka shkaktuar probleme madhore deri me tani.
Ka prezencë uji kryesisht, në disa banesa, por pa pasur nevoja për evakuime.
Hidrovorët, të cilët kanë pasur mungesë energjie nga ora 6 deri rreth orës 9, aktualisht janë në punë me kapacitet të plotë. Lumi Mat, është në kuota jo kritike akoma, pavarësisht shkarkimeve nga HC Shkopetit dhe Fanit. Me mjetet e bashkisë po punohet për pastrimet e inerteve dhe baltrave aty ku ka prezence.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *