• |
ide | kryesore

Video/ Betis nuk po i rinovon kontratën për shkak të moshës, Joaquin shkon në stërvitje me oksigjen e paterica

-Instant, Sport, Video
Joaquín



41 vjeç dhe pa asnjë dëshirë për të varur këpucët. Me të vërtetë një vullnet i fortë për të vazhduar të luajë për një kohë të gjatë. Joaquín Sánchez Rodríguez, i njohur thjesht si Joaquín, nuk ka ndërmend të ndalet. Spanjolli po përpiqet në çdo mënyrë të bindë drejtuesit e Betis Sevilla që t’i rinovojnë kontratën që skadon në qershor. Për të arritur qëllimin e tij, sulmuesi anësor u përpoq të luante edhe kartën e simpatisë. Joaquín u paraqit në qendrën stërvitore andaluziane në një mënyrë shumë të veçantë…

42 vjeç më 21 korrik dhe gati 950 paraqitje si profesionist. Nga të cilat mbi 500, të kalitura me 65 gola dhe asistime të panumërta, me fanellën e Betis. Joaquin ka një dëshirë të çmendur për të vazhduar të veshë fanellën andaluziane. Për momentin, megjithatë, ai ende nuk ka arritur marrëveshje me klubin për të rinovuar kontratën.

Gjetja e fundit e “plakut” Joaquin ishte të shkonte në qendrën sportive të Betis me pajisje të veçanta. 41-vjeçari, siç tregoi në profilin e tij në Instagram, u shfaq me një bombol oksigjeni dhe një patericë në dhomat e zhveshjes. Idea ishte të nënvizonte kalimin e pashmangshëm të viteve. Diçitura e fotos është elokuente: “Të shohim nëse më rinovojnë kontratën, jam mirë!!”, ka shkruar ai në mënyrë ironike. A do të mjaftojë për të bindur drejtuesit andaluzianë? Ndoshta, vetëm për origjinalitetin duhet t’i ofrojnë atij një kontratë të bardhë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *