• |
ide | kryesore

Video/ Federico Chiesa shpëton Juventus me një magji, 2-1 përballë Monza: bardhezinjtë i pret tani Lazio

-Instant, Sport, Video
Federico Chiesa



Juventus mposhti 2-1 Monzën dhe shkon në çerekfinale të Kupës së Italisë. Përballë bardhezinjve do të jetë tani Lazio. Në Stadium, bardhezinjtë e zhbllokuan takimin pas 8′, falë një goditje fantastike me kokë të Kean. E megjithatë, Monza barazoi në minutën e 25′ me një goditje, po me kokë, të Valoti pas një goditje nga këndi. Allegri, i zëvendësuar në pankinë nga Landucci për shkak të skualifikimit, e zgjidhi me zëvendësime. E natyrshme kur në fushë hynë lojtarë si Di Maria, Locatelli apo Federico Chiesa. Sulmuesi italian shënoi me një perlë të vërtetë në minutën e 78. Chiesa gjen sërish golin pas më shumë se një viti dhe e dërgoi skuadrën e tij në cerekfinale.

Lexo më tej: Video/ Felipe Anderson nuk fal, 1-0 ndaj Bologna: Lazio në çerekfinale të Kupës

1/8 e Kupës së Italisë kthejnë Juventus te fitorja, pas tronditjes së pësuar me Napolin. E pikërisht me gjithë të rinjtë në fushë, nën vështrimin e drejtuesve të rinj të shoqërisë, skuadra u përgjigj, duke mundur Monzën 2-1. Një debutim i rëndësishëm në këtë turne për bardhezinjtë. Në një ekip me tre lojtarë të lindur në 2003, një në 2001 dhe një në 2000 nga fillimi, të rinjtë konfirmuan se ishin në rrugën e duhur. E arkivuar kështu humbja e shtatorit, fitorja e parë absolute e Monza në Serie A. Juventus do të rishfaqet të dielën në mbrëmje në kampionat me më shumë siguri. Në Kupën e Italisë, megjithatë, takimi i radhës është me Lazion, më 2 shkurt. E kjo falë golave të Kean dhe Federico Chiesa së rikthyer, që nuk shënonte që nga 6 janari i vitit të kaluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *