• |
ide | kryesore

Video/ Një gol e dy asist për Kessie: Barcelona kualifikohet me goleadë në çerekfinale të Kupës së Mbretit

-Instant, Sport, Video
Kessie



Asnjë problem për Barcelonën në 1/8 e Kupës së Mbretit. Katalanasit shkatërrojnë modestët e Ceuta, të udhëhequr nga Kessie në mesfushë. Dy asist për golat e hapjes dhe relizimi i golit të katërt nga mesfushori ivorian thjeshtuan punën e formacionit të Xavi. Një ndeshje pa histori, edhe pse në pjesën e parë u duk shumë më e ekuilibruar se 5-0 finale. Për kuriozitet ndeshja u luajt në shtëpinë e Ceuta, që gjendet në një nga territoret spanjollë në Afrikën e Veriut.

Vendasit rezistuan në pjesën e parë, duke u mbrojtur me forca të shumta. E megjithatë u dorëzuan në minutën e 41 në golin e Raphinha, i shërbyer nga Kessie. Mesfushori nisi valangën blaugrana edhe në pjesën e dytë, duke dhënë asist për Lewandowski. Polaku shënoi në minutën e 50′ dhe fatet e ndeshjes u vendosën.

Lexo më tej: Djali i Ronaldinho nuk ka ngjarë nga i ati: prova te Barcelona nuk shkoi mirë, ndërhyn presidenti Laporta

Lavdi edhe për Ansu Fati që bëri tris, para se vetë Kessie të kompletojë mbrëmjen e tij të mirë me golin e katërt. Një goditje me kokë çoi rezultatin në 4-0, por kishte kohë edhe për Lewandowskin të kompletonte dygolëshin personal. Një rezultat i thellë, që dërgon Barcelonën në çerekfinale të Kupës së Mbretit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *