• |
ide | kryesore

Vuçiç: Më quajnë “Putin i vogël”, por s’kam sulmuar asnjë vend ende

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Vuçiç



Në një nga panelet e forumit të Davosit ishin në krah të njëri tjetrit kryeministri Rama dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit u vu në shënjestër të pyetjeve për qëndrimet që Serbia po mban ndaj Rusisë. Vuçiç u mbrojt se njeh integritetin territorial të Ukrainës edhe pse shumë vende nuk bëjnë të njëjtën gjë për Serbinë.

“Kam lexuar muajt e fundit që jam “Putini i vogël”, se do të nis një luftë kundër fqinjëve të mi, etj. Janë më shumë se 1700 artikuj të publikuar në mediat botërore, por ne nuk kemi sulmuar askënd ende dhe kjo nuk do të ndodhë. Unë jam pak cinik kur them “ende” sepse kjo ishte një gënjeshtër brutale, si shumë të tjera.

Sa për luftën në Ukrainë, ne mbështesim integritetin territorial të Ukrainës, ashtu si ne mbështesin integritetin territorial të Serbisë. Kur më pyesin nëse Krimea është pjesë e Ukrainës, unë them se është pjesë e Ukrainës, si dhe Donbasi”, – tha Vuçiç.

Ai tha se Serbia nuk do të ndryshojmë qëndrimin dhe se do të jetë besnik ndaj integritetit territorial të secilit anëtar të OKB-së. Vuçiq tha se është pesimist për anëtarësimin në BE në të ardhmen e afërt dhe se nuk mendon vetëm për Serbinë, por për vendet e rajonit.

“Ne të gjithë e shohim dhe nuk mund t’i mbyllim sytë ndaj disponimit në BE. Kur bëhet fjalë për komunitetin politik evropian, është e rëndësishme për ne, pasi mund të diskutojmë çështje të ndryshme me liderët evropianë,” – tha ai. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Per te qene me korrekt me lexuesit , Lapsi , duhet ta heqi ate fjalen manipuluese ‘ ENDE’ nga titulli. Une e ndoqa fjalimin e tij dhe ai nuk e tha kete fjale.
    Ai thjesht tha qe nuk kam sulmuar asnje vend dhe kjo gje nuk do te ndodhi, biles e perseriti disa here.
    Kurse ju si portal shkerdhat qe jeni , ju pelqen te manipuloni lexuesit me nje fjale qe shtoni ne tiutll.

  2. Dy Fjale per komentin e 19/01/2023 te 22:43.

    “Ai thjesht tha qe nuk kam sulmuar asnje vend dhe kjo gje nuk do te ndodhi”

    Le ta shikojme nga afer fjaline e tij qe flet per te kaluaren e tij , nuk flet per te tashmen dhe flet per te ardhmen e tij.

    Persa i perket se kaluares ka fotografi dhe video si edhe artikuj e raporte qe e vertetojne me shkrim, ze e figure pjesmarjen aktive direkte me arme ne dore qe ne moshe te re ne genocidin ndaj popullsise civile ne bosnje te ketij (ka qejf me qene) prestigjatori.
    Te paharuara do te mbeten edhe thirjet e tij ne publik per te vrare si hakmarje 100 muslimane per 1 Serb te vrare.
    Keto krime e shume te tjera u bene fatkeqesisht realitet ne Bosnje (shiko nder te tjera Srebrenicen etj).
    Ky bukurosh ( per mendimin tim nje kriminel lufte ) do te na i mbushe mendjen se njerezit vuajne nga nje pandemie Demence dhe ky eshte syri i vetem ne nje bote qorresh.

    Persa i perket te tashmes mund te them se ai eshte medalja e turpit per politikanet qe e pranojne ne sallonet mondane te Europes per te diskutuar per te ardhmen e Ballkanit.
    I vetmi vend qe i perket atij ne Europe eshte katedra para gjykates nderkombetare per krimet e luftes ne ish Jugosllavi si agresori me aktiv nga Skrivania ne Zyren e tij e deri tek ulurimat e tij te mjera ne mitingjet nacionaliste e raciste ku predikonte urrejtjen ndaj njerezve, nxiste publikisht luften dhe vrasjet midis komshinjve qe jetonin prej shekujsh dere me dere paqe me njeri-tjetrin.
    Askush nuk mund ta parafytyronte pas Luftes se dyte boterore te ulej ne tavoline me kriminelet e luftes e te planifikonte ndertimin e te ardhmes se Europes.
    Pse kjo ndodh tani ne Europe kete na mbeten borxh te na e sqarojne pikerisht ata EUnuke qe po mundohen prej me shume se dy dekada ti mbushin mendjen Hamshorit Serb te qetesohet se nuk po ben figure te mire ne syte e botes.

    Per te ardhmen do te doja te permendja ato qe po ndodhin sot ne ballkan. Perpjekjet aktive massive te Shtetit Serb per destabilizimin e paqes ne ballkan si p.sh.: Mali i zi, Bosnje, Kosove.
    Tek kjo e fundit vetem pak jave me pare na e rishfaqen fytyren e tyre te vertete nga tanket, autoblindat e Automjetet e transporteve ushtarake ne kufi te Kosoves.

    Kush beson ne nje te Ardhme ne paqe me kete kelysh te Putinit ne Europe do te shenjterohet me siguri nga kisha ortodokse Serbe per se gjalli. Amen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *