• |
ide | kryesore

Zhang euforik, ndez ëndërrat e tifozëve të Inter: “Sa të jem president, do synojmë të fitojmë”

-Instant, Sport
Zhang



Steven Zhang është portreti i lumturisë pas triumfit në Superkupën e Italisë. Trofeu i katërt si president i Inter dhe po ta mendosh mirë nuk është pak. “Të fitosh një derbi dhe të fitosh një kupë është gjithmonë emocionuese – shpjegoi ai për Sportmediaset -. Ne e nisëm projektin gjashtë vjet më pare. Ky trofe i katërt është shumë kënaqësi për ne. Për mua është një udhëtim i paharrueshëm. Falënderoj të gjithë ata që kanë ecur me mua dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë. Drejtues, trajnerë apo lojtarë”.

Për të ardhmen numri 1 zikaltër nuk ka asnjë dyshim. Do të jetë ajo e një klubi që kërkon trofe e në fjalët e Zhang nuk ka asnjë prapaskenë largimi apo shitje të shoqërisë: “Duke parë prapa, ne gjithmonë kemi bërë gjërat e duhura. Për sa kohë që unë jam president, projekti ynë është i fokusuar në fitoren si ekip dhe si shoqëri”.

Lexo më tej: Hakmarrja e Hakan Calhanoglu ndaj Milan nuk ndalet: “I gëlltitëm, 3-0 e në shtëpi. Kjo është karma”

Fitorja ndaj Milan pasuron palmaresin e Inter dhe në të njëjtën kohë i jep jetë të re garës për titull. Zhang nuk ngre flamurin e bardhë, por paralajmëron Napolin: “Gara për kampionatin dhe Champions League është e gjatë. Gjithçka është ende e hapur dhe gjithçka mund të ndodhë. Synojmë maksimumin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *