• |
ide | kryesore

Kush është Akil Nerjaku, i arrestuar në Durrës me urdhër të SPAK

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohet në Durrës Akil Nerjaku. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të SPAK dhe bashkë me të janë vënë në pranga edhe disa persona të tjerë. Arsyet e prangosjes së Nerjakut nuk dihen ende.

Akil Nerjaku ka qenë shënjestër e një atentati me snajper që dështoi në shtator të vitit të kaluar në zonën e plazhit në Durrës.

Mësohet se autorët kanë qëlluar me snajper nga brenda një furgoni sapo ai ka dalë nga një automjet i blinduar G-Class.

Plumbi nuk ka e kapur shënjestrën, por ka përfunduar në një automjet që ndodhej i parkuar, me targa të huaja.

Akil Nerjaku nuk është emer i panjohur për policinë. Ai është arrestuar disa vite më parë për armëmbajtje pa leje dhe është liruar më pas nga gjykata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *