40 ditë burg vendosi gjykata si masë arresi në ngarkim të Kleanthi Laçit, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj të miturve.
Gjykatësja Suela Dashi është njohur me ngjarjen përmes prokurores Edlira Manelli, e cila nga ana e saj ka kërkuar burg pa afat për mësuesin e edukimit fizik në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në qytetin e Tepelenës. Nga ana e tij mësuesi ka mohuar te ketë ngacmuar seksualisht nxënëset e tij.
Pas paraqitjes se provave, gjykatësja Suela Dashi ka dhenë vendimin me 40 dite paraburgim ndaj Kleanthi Laçit i cili këtë dënim do ta vuaje fill pasi te dale nga spitali rajonal i Gjirokastrës. Ai u dhunua të dielën e kaluar prej vëllait te njërës prej minoreneve te pretenduara se është ngacmuar seksualisht prej mësuesit.
Kleanthi Laçi përfaqëson Partinë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tepelenës.
Deri më tani, PS ende nuk njoftuar një vendim për ta përjashtuar si këshilltar mësuesin, tanimë të pezulluar nga ministrja e Arsimit.