• |
ide | kryesore

Moti i keq në Lezhë/ Reshje me intensitet të ulët deri në mesatar, bie niveli i Drinit

-Instant, Lajme, Të fundit



Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit. Intensiteti i reshjeve të shiut ka rënë gjatë orëve të fundit. Niveli i lumit Drin është +1.5 m nga +2.0 m që është kuota kritike. Megjithatë nga mbrëmë ka një rënie të nivelit me 0.3 m. Hidrovoret kanë punuar me kapacitet të plotë. Po ashtu, ka ulje të temperaturave dhe reshje dëbore në lartësitë mbi 800 m mbi nivelin e detit.

Edhe gjatë ditës së sotme nuk po bëhet mësim në dy shkollat të cilat një ditë më parë ishin nën pushtetin e ujit, shkollat ‘Gjergj Kastrioti’ dhe ‘Besëlidhja’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *