• |
ide | kryesore

Ndëshkohet Juventus, i hiqen 15 pikë nga renditja

-Instant, Arkiva, F1, Sport
pikë



Goditje e fortë ndaj Juventusit. Gjykata Federale e Apelit shkoi përtej heqjes me 9 pikë të kërkuara nga prokuroria dhe ndëshkoi klubin bardhezi me heqjen e plot 15 pikëve. Shkak u bënë mashtrimet e klubit me bilancet e shitblerjes së lojtarëve.

Dënime të rënda edhe për drejtuesit e klubit për të cilët u kërkua ndëshkim edhe nga UEFA dhe FIFA. 2 vjet e gjysmë për përjashtim për Paraticin, 2 vjet për Agnelli dhe Arrivabenen, 1 vit e 4 muaj për Cherubini dhe 8 muaj për Nedved, Garimberti, Vellano, Venier, Hughes, Marilungo dhe Roncaglio.

Me 20 ndeshje të mbetura për të luajtur në këtë sezon, Juventus ishte i treti në Serie A, 10 pikë larg liderit Napoli. Zbritja e pikëve e zbret në mes të tabelës, jashtë zonës së kupave të Europës. Gjykata shfajësoi 8 klubet e tjera, administratorët dhe drejtuesit e tyre përkatës. Juventus pritet të apelojë çështjen në Kolegjin e Garancisë Coni. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *