• |
ide | kryesore

Nuk vendosi rripin e sigurimit, gjobitet kryeministri britanik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
rripin



Kryeministri britanik Rishi Sunak është gjobitur pasi nuk ka vendosur rripin e sigurimit si pasagjer në makinë gjatë xhirimit të një videoje në rrjetet sociale. Policia e Lancashire konfirmoi dënimin dhe tha se “kishte ndëshkuar një 42-vjeçar nga Londra” pa dhënë identitetin e tij. Në një reagim të qeverisë britanike thuhet se Sunak “pranon plotësisht se ky ishte një gabim dhe ka kërkuar falje”, duke shtuar se ai do të paguajë gjobën.

Pasagjerët e kapur duke mos vendosur rripin e sigurimit kur ai është i disponueshëm mund të gjobiten me 100 paund. Kjo shumë mund të rritet në 500 £ nëse çështja shkon në gjykatë. Kryeministri ishte në Lancashire kur u filmua gjatë një udhëtimi në veri të Anglisë. Videoja u bë për të promovuar nismat e qeverisë për shpenzimet dhe u postua në faqen e Sunak në Instagram.

Është hera e dytë që Sunak merr një gjobë gjatë kohës që ka qenë pjesë e qeverisë. Prillin e kaluar, ai u gjobit së bashku me Boris Johnson dhe gruan Carrie për thyerjen e rregullave të karantinës së Covid. Ai mori pjesë në një mbledhje për ditëlindjen e kryeministrit të atëhershëm në Doëning Street në qershor 2020. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. fiks si ne tirane, kur i gjati yne ndodh ndonjerhere qe shkel ligjin, shume rralle, dhe gjykata e gjen fajtor dhe e gjobit sipas nenit ne fuqi…

    i gjati ine e pranon fajin, jep edhe dorheqjen madje, dhe nuk e perserit kurre me gabimin

  2. Qajini hallin Anglise. Shikoni ketu qe as nje kusheri polici nuk gjobit dot, pale me lart. Ligjin e bejne te fortet e kriminelet e policia u sherben. Pa ne Angli ligjin e zbaton edhe mbreti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *