• |
ide | kryesore

PAMJET/ Kapet 4.5 tonë kokαinë në Spanjë, në pranga edhe 2 shqiptarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Spanjë



Sekuestrohet një sasi rekord kokαine në Spanjë. Sipas mediave atje, bëhet fjalë për 4.5 tonë, e cila është sekuestruar në një anije të nisur nga Brazili, në afërsi të ishujve Kanarie. Anija mbante flamurin e shtetit afrikan të Togos. Gjatë operacionit janë arrestuar 15 persona, që ishin anëtarë të ekuipazhit të anijes. 2 prej tyre janë shqiptarë, ndërsa 13 të tjerët nga Pakistani.

Momentalisht emrat e të arrestuarve nuk bëhen të ditur, ndërsa mediat spanjolle shkruajnë se sekuestrimi i kësaj sasie të madhe kokaine u bë falë bashkëpunimit të disa agjencive ndërkombëtare të zbatimit të ligjit. Paraprakisht raportohet se ajo që ngriti dyshimet e autoriteteve ishte fakti se ekuipazhi kishte deklaruar se transportonte 200 ton kafe, një sasi shumë më e vogël nga kapaciteti i anijes. Një tjetër dyshim lindi pasi anija lundronte me GPS satelitor të fikur. Anija ku ndodhej sasia e kokainës, planifikoi të vazhdonte rrugën për në Evropë, duke kaluar shumë pranë Galicisë.


Operacioni në fjalë u kodua Blume dhe është në vijimësi të disa operacioneve të tjera të autoriteteve spanjolle me qëllim goditjen e të ashtuquajturës “rruga Atlantike” e kokainës. Kjo rrugë njihet për transportin e lëndës narkotike me anë të anijeve tregtare apo të peshkimit, nga Amerika Jugore nëpërmjet Atlantikut e që destinacion kanë kontinentin Europian  Hetimet lidhen drejtpërdrejt me një organizatë të madhe shqiptare që operon njëkohësisht në Brazil, Spanjë dhe Itali, ku disa nga anëtarët e saj u arrestuan këtë javë në lidhje me një tjetër depo të zbuluar në Santos. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *