• |
ide | kryesore

Publikohet traileri i vazhdimit ‘Scream 6’

Paparazzi, Slider



Së fundmi është publikuar  traileri i plotë për Scream 6. Klipi u jep fansave një vështrim më të afërt të vazhdimit të filmit ndërsa vrasjeet lëvizin nga Woodsboro, Kaliforni, në qytetin e Nju Jorkut. Ai gjithashtu ofron pamjen e parë të kthimit të Hayden Panettiere si Kirby Reed, e cila u prezantua për herë të parë në Scream 4 dhe u zbulua se ishte gjallë në Scream 5.

Sigurisht, Kirby nuk është e vetmja që përndiqet nga Ghostface. Aty është Gale Weathers,  si dhe të mbijetuarat e Scream 5, motrat Sam dhe Tara Carpenter, binjakët Mindy dhe Chad Meeks-Martin.

Duke shpresuar për të filluar një kapitull të ri në të gjithë vendin, Tara, Mindy dhe Chad po ndjekin kolegjin ndërsa Sam kujdeset për motrën e saj  të vogël. Ndërkohë, Gale po lulëzon si spikere e lajmeve në Nju Jork pas divorcit të saj nga zëvendësi i ndjerë Dewey (David Arquette).

“Ghostface bëhet shumë më frikësuese,” i tha Ortega më parë ET. “Mendoj se ky është ndoshta versioni më agresiv dhe më i dhunshëm i Ghostface që kemi parë ndonjëherë.” Ortega premtoi se i gjithë veprimi do të largonte vëmendjen nga mungesa e Neve Campbell si Sidney Prescott.  Scream VI debuton në kinema më 10 mars./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *