• |
ide | kryesore

Sarandë/ Qytetari merret peng, dhunøhet dhe lihet në rrugë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Sarandë, Bllok



Qyteti i Sarandës u trondit nga një ngjarje krìminale, pasi pesë persona mbajtën peng duke dhunúar një shtetas, të cilin më pas e hodhën në rrugë.

Për këtë ngjarje, që ndodhi mbrëmjen e djeshme, policia arrestoi katër persona.

Në pranga janë vënë shtetasit Pjetër Ndoj, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve. Është arrestuar vëllai i tij Astrit Ndoj ndërsa në kërkim është shpallur dhe njëri vëllai tjetër Alfred Ndoji.

Gjithashtu, policia ka arrestuar dhe dhe dy djemtë e shtetasit Astrit Ndoji, konkretisht Aleksandër Ndoj dhe Antoj Ndoj.

Të pestë këta shtetas, kanë ndjekur me automjet shtetasin Gentian Omeri në një rrugë të fshatit Xarë. Në një moment, këta shtetas kanë përplasur me makinën e tyre mjetin e shtetasit Gentin Omeri, ndërsa më pas e kanë marrë këtë të fundit e kanë futur në një nga automjetet e tyre dhe e kanë dhunuar fizikisht.

Pasaj, tre vëllezërit dhe dy nipërit e tyre, e kanë hedhur në rrugë pa ndjenja shtetasin Gentin Omeri, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia e Sarandës thotë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotës të saj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjete që përdoreshin nga të arrestuarit dhe 7 aparate celulare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *