• |
ide | kryesore

Izrael, më shumë se 100 mijë protestuas kundër kryeministrit Netanuyahu

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Më shumë se 100 mijë persona dolën në një tjetër protestë në Izrael, kundër kryeministrit Benyamin Netanyahu. Protestat u organizuan në dy sheshet kryesore të Tel Aviv në një revoltë kundër reformës së gjyqësorit të shpallur nga kreu i qeverisë, e cila sipas protestuesve synon të kontrollojë drejtësinë.

I rikthyer tashmë, në mandatin e tij te 6 qeverisës, Netanjahu kërkon që të qeverisë edhe në Gjykatën Supreme, në atë që ai e përshkruan si rimëkëmbje të balancës në 3 pushtetet e qeverisjes së vendit.

Kritikët thonë se reforma e propozuar nga qeveria e tij, mund të cenojë pavarësinë e gjyqësorit, të shkelë të drejtat e njeriut e të rrisë edhe më tej korrupsionin.



1 Comment

  1. Edhe Rames,i duket vehtja si Natanjahu,Erdogani,Putini,por harron,se eshte nje koqe shkarravinaxhiu,qe edhe pantallonat,nuk i duron dot,por perdor brekushe,dhe me deshiren per te perdor opinga,i zevendeson me atlete,qe te duket (se kurre nuk u be ne realitet),si nje sportist …….dhe kerkon edhe ky,te beje si idhujt e tij,te mesiperm…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *