• |
ide | kryesore

Tirana beson ta ketë në fushë kundër Erzenit: FSHF saktëson se Regi Lushkja nuk është i federuar

-Instant, Sport
Regi



Regi Lushkja, blerja e fortë e janarit të Tiranës është në qendër të vëmendjes. Bardheblutë po shpejtojnë për të kryer procedurat e nevojshme për të likuiduar detyrimin ndaj Torassa e Kale, që do të thotë zhbllokim i merkatos e si rrjedhojë federimin e lojtarit për kampionatin në vazhdim. Klubi i intensifikoi lëvizjet dhe lojtari gjithashtu po merr ngarkesë të plotë në stërvitje. Një premtim Lushkja kishte marrë mbi mundësinë për të luajtur në ndeshjen e fundjavës në kampionat kundër Bylis. Cështja është se asgjë nga ajo që shpresoi mesfushori nuk ndodhi.

Në Federatën Shqiptare të Futbollit konfirmojnë se merkato e Tiranës është ende e bllokuar dhe se Regi Lushkja nuk është federuar. Sipas asaj që mësohet në institucionin që drejton futbollin në vend, situata mund të ndryshojë edhe më orë. Mjafton konfirmimi i lojtarëve se detyrimi është paguar, që UEFA të aktivizohet, duke hequr menjëherë pengesën. Në këtë pikë Tirana mund të federojë lojtarin dhe ai të ketë mundësinë të zbresë në fushë, në mesjavë kundër Erzenit.

Por deri në këtë pikë, janë orë ankthi, për lojtarin e klubin, që kontrollon herë pas herë email-in për një ofertë zyrtare për Redon Xhixhën. Sulmuesi ka klube të ndryshme të interesuar për të. Por deri tani asnjë nuk ka bërë përpara me një propozim konkret. Do të ishin arkëtime tepër të nevojshme për klubin, që të qetësonte ambjentin me lojtarët e stafin teknik. Për momentin Shehi po mendon vetëm në bazë të emrave që ka në dispozicion. E për fat, kundër Bylis, nuk ka as të dëmtuar e as të skualifikuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *