• |
ide | kryesore

Video/ Balaj debuton në festën e Hoxhaj: poker i Vllaznisë ndaj Laçit dhe -3 nga kreu

-Instant, Sport, Video
Balaj



Në Shkodër janë të gjitha arsyet për të festuar: fitore 4-1 ndaj Laçit, debutimi i Bekim Balaj, dygolëshi i Hoxhajt e kreu tani vetëm 3 pikë larg. Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e 17 të Superiores, duke u konfirmuar tashmë si pretendente për titullin. Nuk pati praktikisht ndeshje ndaj kurbinasve, me kuqeblutë të udhëhequr nga dygolëshi i Hoxhajt.

Mezani pati një pasdite negative në Loro Borici. Shkodranët dominuan që nga minuta e parë sfidën. Avantazhi erdhi në goditjen me kokë të Hoxhaj. Sulmuesi i favorizuar edhe nga devijimi fatkeq të Adeleke shënoi golin e parë në minutën e 31 dhe kompletoi dygolëshin personal dy minuta nga fundi. Këtë herë në krosimin e Hakajt, devijimi i Roganovic e nxjerr topin në këmbët e vlonjatit, që shënoi lehtësisht. “Nuk mund të thuash se morën fund problemet me dy ndeshje, të gjithë luajnë futboll – tha tekniku i Vllaznisë Mirel Josa-. Unë dua që nga lojtarë e mi të respektohet çdo kundërshtar, individ apo lojë. Nëse respektojmë çdo kundërshtar, do të vlerësojmë punën tonë ditë pas dite”.

DEBUTIMI I SHUMËPRITUR

Josa i dha minuta edhe Bekim Balaj në pjesën e dytë, duke entuziazmuar tifozët e pranishëm. Laçi rihapi duelin me golin e Shkurtajt, si për të treguar se limitet e kuqebluve janë ende aty. “Edhe goli i pësuar nuk më entuziazmon se ishte 2-1 dhe loja mund të kthehej. Por jam i kënaqur – tha Josa – të mos bëhemi hipokritë”.

Megjithatë, drithërimat e vendasve zgjatën pak minuta pasi Juriç riktheu dy golat diferencë. I harruar në qendër të zonës, shtatlarti goditi saktë, duke i cuar shifrat në 3-1. Ai që mbylli llogaritë ishte Jonuzi. Spektakolare goditja e mesfushorit, që firmosi pokerin 4-1 të kuqebluve. Vllaznia mbërrin tani në 28 pikë, dy pas Partizanit e tre pas Tiranës, duke kërcënuar kryeqytetaset në garën për titullin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *