• |
ide | kryesore

Video/ Miranchuk zhduk tabùnë Firence pas 46 vjetësh: Torino mposht 1-0 Fiorentinën

-Instant, Sport, Video
Miranchuk



Torino mposhti Fiorentinën 1-0 dhe iu rikthye sukseseve në Franchi pas 46 vitesh. Me këto tre pikë, granatat shkëputen pikërisht nga Viola dhe kalojnë në vendin e shtatë të renditjes, që vlen Conference League. Skuadra e Juric luajti një pjesë të parë të shkëlqyer, ku fillimisht goditi traversën me Seck (23′) dhe më pas gjeti golin e fitores në minutën e 33′. Një goditje e shkëlqyer me të majtën e Miranchuk, nuk i la asnjë shans portierit kundërshtar. Në pjesën e dytë, Italiano luajti kartat Gonzalez dhe Jovic, por Milinkovic-Savic ishte i pakalueshëm. Serbi shpëton rezultatin fillimisht ndaj Bonaventura dhe në minutën e 90′ ndaj Barak.

Lexo më tej: Video/ Napoli nuk njeh ndalesa: 0-2 në derbin e Kampanjës, Spalletti vazhdon arratinë

Një Torino e shkëlqyer fitoi 1-0 ndaj Fiorentinës dhe ngjitet në vendin e shtatë të renditjes me 26 pikë. Ndërsa Fiorentina mbetet në kuotën 23. Një gol fantastik i Miranchuk vendosi sfidën në minutën e 33′. Një gol që shpërbleu supremacinë shumë të qartë të skuadrës së Juric në gjysmën e parë të lojës. Në fillim të takimit, protagonisti i madh ishte Demba Seck. Ai fillimisht pa t’i anulohet në gol për një pozicion jashtë loje milimetrik, më pas goditi një traversë të bujshme. Torino dominoi fushën dhe kaloi përpara me Miranchuk. E majta e tij përfundoi aty ku Terracciano nuk arriti dot. Në pjesën e dytë Fiorentina tentoi të reagojë, por pavarësisht hyrjeve të Jovic dhe Gonzalez, Milinkovic i duhet të bëjë të jashtzakonshmin në shtesë ndaj Barak.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *