• |
ide | kryesore

Video/ Në Anfield rezultati që nuk e donte askush: Liverpool e Chelsea gjithnjë e më larg Champions

-Instant, Sport, Video
Anfield



Përfundon pa gola ndeshja e madhe e javës së 21 të Premier League mes Liverpool dhe Chelsea. Në Anfield përfundoi 0-0, me londinezët që shohin në fillim një gol të anuluar për pozicion jashtë loje të Havertz. Debutim për Mudryk me Blues, ndërsa hyrja e Núñez në minutën e 63′ nuk i zgjidhi problemet ofensive të Reds. Skuadra e Klopp ka dy ndeshje pa shënuar në kampionat. Vendi i katërt mbetet shumë larg si për teknikun gjerman, ashtu edhe për Potter, momentalisht -9 nga Neëcastle.

Pritshmëri e madhe, zero gola. Kështu mund të përmblidhet Liverpool-Chelsea, një ndeshje që kishte pikë të rënda në lojë për të ardhmen e dy skuadrave. Realisht, ndeshja në Anfield u duk se do të zhbllokohej menjëherë. Por goli i Havertz në minutën e 3′ u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje të Thiago Silva. Mbrojtësi ndikoi kështu në aksionin që pa gjermanin të thyente Alisson.

Reds u shfaqën me anë të Gakpo, i cili megjithatë ishte i pasaktë dy herë para portës. Ndërsa në minutën e 33′ portieri brazilian i vendasve ishte vendimtar ndaj Badiashile. Tronditja e fundit e pjesës së parë ishte një goditje me të majtën e Salah, që kaloi mbi traversë. Në pjesën e dytë, Potter luajti kartën Mudryk, i ardhur nga Shakhtar Donetsk. Ukrainasi u bë menjëherë i rrezikshëm, por pa arritur të shënojë. Klopp futi në fushë Núñez, por as sulmuesi nuk arriti të zhbllokojë ofensivën e Liverpool. Asnjë gol ende në kampionat në vitin 2023: i fundit është ai i Oxlade-Chamberlain në humbjen ndaj Brentford. Një pikë që asnjërit prej dy skuadrave nuk i duhet: me 29 pikë, vendi i katërt është ende larg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *