• |
ide | kryesore

VIDEO/ Qindra makina të bllokuara në të ftohtë, shihni ç’ndodh në Rrugën e Arbrit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Moti i keq në vend ka bërë të bllokohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit. Si pasojë e rreshjeve të dëborës disa automjete kanë dalë jashtë rrugës. Po ashtu bëhet me dije se është bllokuar bypass-i në qafën e Murrizit dhe se është krijuar radhë e gjatë automjetesh të cilat kanë mbetur të bllokuara.

Lajmin tashmë e ka konfirmuar edhe policia përmes një njoftimi, ku thuhet se aksi rrugor Klos-Qafë Murrizë është bërë i pa kalueshëm për mjetet dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve.

Ndërkohë Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas që të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz e anasjelltas dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *