• |
ide | kryesore

Zhbllokohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas disa orësh, rihapet qarkullimi i automjeteve në rrugën e Arbrit në aksin Qafë Murriz-Klos, e cila u bllokua për shkak të reshjeve të dëborës. Policia njofton se qarkullimi i mjeteve ka vijuar normalisht teksa nuk ka më bllokime.

Njoftimi i policisë:

Rihapet për qarkullimin e automjeteve aksi rrugor bypass-Qafë Murrizë-Klos, e cila u bllokua për shkak të reshjeve të dëborës.

Qarkullimi i mjeteve ka vijuar normalisht dhe nuk ka mjete të bllokuara.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë në gadishmëri të plotë për menaxhimin e trafikut dhe apelojnë për drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit dhe mos të kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *