• |
ide | kryesore

Britney Spears ndryshon emrin e saj

Paparazzi, Slider



Britney Spears ka zbuluar së fundmi se ka ndryshuar emrin e saj. Përmes rrjetit social,Instagram, ajo zbuloi se ka vendosur të quhet River Red. Fansat nxituan në Twitter për të ndarë shqetësimin e tyre për artisten  – e cila bëri një tatuazh të ri në dhomën e saj të hotelit vetëm disa ditë më parë.

“River red?? Britney zemër çfarë po ndodh,” pyeti një fans. “Kaq e fshehtë,” komentoi një tjetër. Ndërkohë, Britney hodhi poshtë  pretendimet se tatuazhi i saj i ri ishte për ish partnerin, Justin Timberlake. Ajo tregoi se kishte bërë një tatuazh të ri në të njëjtën  kohë që postoi foto me ish anëtarin e N*Sync. “Thjesht për të sqaruar… tatuazhi im nuk kishte të bënte me një ish në të kaluarën!!!

“Unë thjesht e bëra sepse doja !!! Fotografia me ish-in tim është një kohë ku kishte më pak konfuzion se çfarë do të thoshte të ishim bashkë “, shkroi artistja. Spears ngarkoi disa pamje të saj dhe Justinit, me të cilin u takua midis 1999 dhe 2002, duke luajtur basketboll. “Ne luanim së bashku. Atëherë ndodhnin mrekullitë”, shkroi ajo. /Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2023/01/15/britney-spears-reagon-pas-shperthimit-ne-publik/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *