• |
ide | kryesore

Courrier des Balkans: Qeveria i mbyll derën francezëve të pasaportave

Arkiva, Kryesore, Lajme



Nga Katerina Sula/ Qeveria shqiptare nuk e rinovoi kontratën koncesionare me kompaninë franceze Aleat, e cila ka gjashtëmbëdhjetë vjet që prodhon karta identiteti dhe pasaporta biometrike. Tani do të jetë një biznes shërbimi publik shqiptar, i krijuar për këtë qëllim, që do të jetë në krye të tij, bëri të ditur ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Aleat Sh.p.k. operon në Shqipëri në bazë të një kontrate koncesionare të lidhur ndërmjet ministrisë së
Brendshme shqiptare dhe konsorciumit që bashkon francezen IDEMIA SA dhe Fondacionin Shqiptar të Zhvillimit (AADF) për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike. Kontrata e koncesionit u nënshkrua në 2008 dhe u rizgjat në 2013 për dhjetë vjet- prandaj skadon në vitin 2023.

Me 109 zyra në të gjithë vendin, në vitin 2021 Aleat u rendit i pari në mesin e të gjitha kompanive për sa i përket fitimeve, me një normë fitimi rreth 40%.

Fitimet e saj arritën në 2.6 miliardë lekë (rreth 22.3 milionë euro),  sipas televizionit Scan. Koncesionari Aleat i mundësoi Shqipërisë të ishte ndër vendet e para në Evropë që do të zbatonte teknologji biometrike për kartat e identitetit. Janë pikërisht këto reforma që mundësuan heqjen e vizave nga Bashkimi Evropian për shtetasit shqiptarë.

Sot, duke investuar në prodhimimin “me forcat tona” të pasaportave dhe kartave të identitetit, Shqipëria mund ta vërë në pikpyetje këtë regjim pa viza.

Bëhet fjalë për rreziqet që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale dhe standardet e sigurisë. Gjatë sulmit kibernetik të datës 10 shtator 2022, për të cilën Shqipëria akuzoi Iranin, AKSHI u bllokua dhe të dhënat e shtetasve shqiptarë, përfshirë ato të disave bankave, janë hakeruar. Nga ana tjetër, Aleat dhe databaza e tij nuk u prekën.

Largimi i kompanisë franceze vjen pas largimeve të ngjashme në sektorin bankar dhe telekomunikacion.

Courrier des Balkans/ Përktheu Lapsi.al



17 Comments

    1. Gjeja me e mire nese keto sherbime i ben shteti sot nje karte identiteti apo pashaporte ne shume vende te BE kushton sa gjysma e çmimit mjafton te permend USA ku nje pashaport biometrike kushton 50 $ ndersa ketu te ne katastrofe si kjo firme jep bilanc 40% fitim i bie qe ka abuzuar ne kurrizin tone per kedo qe e ka kuptuar kjo ka qene nje PPP e zgjedhur menyre abuzive

    2. vrasjet janë bërë gjakftohtësisht nga një regjim politik, i cili synoi, në këtë rast t’i jepte një “mësim” opozitës dhe njerëzve të saj, dhe, mbi të gjitha për të ruajtur pushtetin edhe në vitet e ardhshme.

      Në 21 janar u vranë 4 vetë, u plagosën dhjetra të tjerë, mbi 100 u burgosën, shumë më tepër u arrestuan, u rrahën barbarisht, u rrëmbyen në mes të rrugës apo në pragun e shtëpive.

  1. Duket se nuk jane marre vesh per zarfin e kesaj here dhe do te behet tender i ri, por sigurisht “partneri” eshte perzgjedhur, padyshim “strategjik”…

  2. Kjo qeveri ben ç’eshte e mundur qe cdo iniciative dhe kompanie private ti damkose si kriminale, apo hajdute duke promovuar shtetin e militanteve “shtet o lllllaaaa”.. Ne fakt qofte me kolaudimin, qofte me Aeroportin, CEZ, apo manaxhimet e tjera, vetem sa ka rritur korrupsionin

    1. Duke denoncuar rrethimin e selisë blu nga Berisha, në tentativë për ta marrë me forcë, Basha akuzoi për herë të parë Sali Berishën për vrasjet e 21 Janarit. Basha e krahasoi rrethimin e selisë blu me rrethimin e Kryeministrisë në 21 Janar 2011, por saktësoi se ai nuk iu përgjigj rrethimit me zjarr siç iu përgjigj Berisha në 2021 janar.Pse salihu nuk e sulmon me bashen o shpellkare e cecene te salihut,basha ja ka fut kembet ne nje kepuce spiunit serb salih

  3. Artikull i cekte. Nuk kane bythe te permendin korrupsionin galopant dhe sidomos pergjegjesin kryesor te kesaj…..

    1. Po sigurisht që s’ja rinovojnë sepse me konçesion mernin më pak ryshfet kurse tani vjedhin si e sa të duan.

    2. Tani s’do ketë më nevojë të realizojë projektin e pasaportave të arta. Thjesht do i bëjn në hije. Korrupsion dhe maskarallik i ligjëruar. Do zoti nuk na heqin lëvizjen pa viza.
      Axhenda për rivendosjen e diktaturës duket shumë e qartë dhe e realizueshme.

  4. Ore njerez a keni ndonje haber nga Jarge pallkaris…. ka humbur fare mavria. O jarge po ke je o pallkaris se ti i qan komentet per haberet e qirjeverise

  5. Pasaportat e arta të Ed-hajn-krim-drogës , tani ti gëzoni o popull idiot . Ku revolttttttuuuuuçohuni!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *