• |
ide | kryesore

Detaje nga koncerti i parë i Beyonce pas katër vitesh

Paparazzi, Slider



Beyonce ka mbajtur koncertin e saj të parë pas katër vitesh. Artistja doli në skenë të shtunën në hotelin Atlantis the Royal në Dubai. Kompania e saj e prodhimit, Parkwood Entertainment, publikoi një klip të shkurtër të fishekzjarreve që shpërthyen përpara se ajo të këndonte, “At Last” të Etta James.

Sipas një njoftimi për shtyp pas performancës, Beyonce u shoqërua nga Firdaus, një orkestër prej 48 personash e e mentoruar nga kompozitori fitues i çmimit Oscar, A.R. Rahman. Fituesit e America’s Got Talent, The Mayyas, një grup kërcimi nga Libani, u shfaqën gjithashtu në skenë, me koreografi mahnitëse nga Fatima Robinson e nominuar për Emmy.

Në një moment, Beyonce u ngrit 16 metra në ajër “mes një prej shatërvanëve të performancës unike në botë, Skyblaze. E rrethuar nga  zjarri ajo mbylli shfaqjen madhështore me ‘Drunk in Love’. “ Manuel Arnaut, kryeredaktori i Vogue Arabia, hyri në Instagram dhe ndau videon e këngëtares duke u ngjitur në qiell.

“Si një perëndeshë e vërtetë, sonte @beyonce. Ajo u ngjit në qiellin e Dubait, për të festuar hapjen e @atlantistheroyal”, shkroi ai në mbishkrim. “Koncerti përfshinte momente të ndryshme që i bënë një homazh të mirë kuruar rajonit, si përfshirja e këngëve nga Warda dhe Fairuz, Batwanness Beek dhe Li Beirut, por edhe grupi libanez i vallëzimit @mayyasofficial. Shukran, Queen B! #voguearabia.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *