• |
ide | kryesore

Mediat serbe zbulojnë planin franko – gjerman me 10 pika të paqes Kosovë – Serbi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
franko



Kosovës dhe Serbisë iu dorëzua në fund të vitit të kaluar versioni i fundit i përditësuar i propozimit franko-gjerman për një marrëveshje mes 2 vendeve. Gazeta serbe, “Danas” shkruan se është pikërisht ky plan me 10 pika që do të vendoset në tryezën e radhës të bisedimeve. Sipas të njëjtave burime, plani parashikon se “Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

Në nenin 4 të propozimit “evropian” të “marrëveshjes bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, të cilën Danas thotë se e ka marrë përmes rrugëve diplomatike, shkruhet se “Serbia dhe Kosova pranojnë se asnjëra prej tyre nuk mund të përfaqësojë palën tjetër në arenën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj”.

Asosacioni i Komunave Serbe nuk përmendet konkretisht në këtë dokument, i cili tashmë po qarkullon në rrjetet sociale, por themelimi i tij mund të konkludohet në mënyrë indirekte, përmes bisedimeve të tjera. Kjo pasi në nenin 10 shkruhet: “Të dyja palët konfirmojnë detyrimet e tyre për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme”.

Pas vizitës së “pesëshes”, përfaqësuesve të BE-së dhe SHBA-së, të premten, më 20 janar, presidenti i Serbisë tha se bisedimet ishin shumë të vështira, “ndoshta më të vështirat që kemi pasur”. Sipas tij ishte një diskutim i hapur për “atë për të cilën jemi dakord një konflikt i ngrirë nuk është zgjidhja”.
Vuçiç do të jetë prezent në seancën e nesërme të mbledhjes së Qeverisë së Serbisë, pas së cilës do t’i drejtohet publikut. Presidenti i Serbisë përsëriti këtë të diel se Serbinë e presin “ditët më të vështira”. Ndërsa kryeministrja Ana Brnabiq përsëriti fjalët e Presidentit, por shtoi se “një gjë nuk mund ta japim” në kuadër të bisedimeve për pranimin e franko-gjermanit.

Teksti i propozimit “evropian” të “marrëveshjes bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, 20.1.2023.

Të vetëdijshëm për përgjegjësinë për të ruajtur paqen;

Të përkushtuar për të kontribuar në bashkëpunimin dhe sigurinë e frytshme rajonale në Evropë;
Duke kuptuar se paprekshmëria e kufijve dhe respektimi i integritetit territorial dhe sovranitetit, si dhe mbrojtja e pakicave kombëtare, janë kushte themelore për paqen;

Duke vepruar në bazë të fakteve historike dhe pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të palëve për çështjet themelore, përfshirë çështjen e statusit;
Me dëshirën për të krijuar kushte për bashkëpunimin e partive në dobi të popullit,

Është rënë dakord për sa vijon:

Neni 1
Palët do të zhvillojnë reciprokisht marrëdhënie normale, të mira fqinjësore mbi bazën e të drejtave të barabarta. Të dyja palët do të njohin reciprokisht dokumentet përkatëse dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

Neni 2
Të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimi dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato për të drejtat sovrane të shteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën për vetëvendosje dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimit.

Neni 3
Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, palët do të zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet ndërmjet tyre vetëm me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës.

Neni 4
Palët nisen nga supozimi se asnjëra prej tyre nuk mund të përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj. Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Neni 5
Të dyja palët do të mbështesin aspiratat e tyre për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian.

Neni 6
Teksa kjo marrëveshje bazë përfaqëson një hap të rëndësishëm në normalizim, të dyja palët do të vazhdojnë procesin e dialogut të udhëhequr nga BE me një vrull të ri, duke çuar në një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.
Palët bien dakord që në të ardhmen do të thellojnë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë, trafikut dhe lidhjes, marrëdhënieve në drejtësi dhe zbatim të ligjit, postë dhe telekomunikacion, shëndetësi, kulturë, fe, sport, mbrojtjen e mjedisit, personat e pagjetur dhe fusha të tjera në mënyrë të ngjashme përmes arritjes së marrëveshjeve konkrete.

Neni 7
Të dyja palët avokojnë për arritjen e marrëveshjeve konkrete, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe përdorimin e përvojave ekzistuese evropiane, në mënyrë që të sigurohet një nivel i duhur i vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësia e ofrimit të shërbimeve në Kosovë në disa fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit ndërmjet komunitetit serb dhe Qeverisë së Kosovës.

Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.

Neni 8
Palët do të shkëmbejnë misione të përhershme. Ato do të vendosen në selinë e qeverisë përkatëse. Çështjet praktike që lidhen me vendosjen e misioneve do të trajtohen veçmas.

Neni 9
Nga të dyja palët u vihet në dukje përkushtimi i BE-së dhe donatorëve të tjerë për të krijuar një paketë të veçantë të ndihmës financiare për projektet e përbashkëta të palëve për zhvillimin ekonomik, lidhjen, tranzicionin e gjelbër dhe fusha të tjera kyçe.

Neni 10
Palët do të krijojnë një komision të përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, i cili do të monitorojë zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Të dyja palët konfirmojnë detyrimet e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme. ©Marrë nga Danas, përshtati në shqip LAPSI.al



8 Comments

  1. ”’ Te sigurohet niveli i duhur i VETQEVERISJES për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësia e ofrimit të shërbimeve në Kosovë në disa fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e ndihmës financiare, nga Serbia.

    Albin , ku je Albin ? E vendose vehten ne nje cep nga ku nuk dilje dot me.
    Pra do te kesh SHTETIN E SERBIS brenda ne Kosove.
    VETQEVERISJE DHE OFRIMI I SHERBIMEVE NGA SHTETI SERB per komunitetin Serb ne Kosove.
    Ma zi nuk behej kjo pune.
    Na fal Ashim Thaci . Na fal .
    Ne ‘ patriotet’ te sham dhe te perdhosem ty si ‘ tradhetar te kombit’ , si ne shqiperi ashtu dhe kosove , por ideja jote ishte me e mira.

  2. ALBIN KERKO TE NJEJTAT GJERA PER SHQIPTARET E LUGINES !!!!!
    Se do dalim shume te humbur nga kjo histori.

    1. Vuçiçi para se të niset për konferenca e kongrese paraqitet të klani zemunit(akademia e shkencave të serbise)
      Aty pregatiten strategjitë
      Kurse rama ndryshon ligjin për të mbajtë gjinushin se kështu ben ci thotë mendja.
      E majta në Shqipëri dhe kosovë do ti shkatërrojë këto vende .Sa të liberalizohen vizat këmbë kosovari sdo rrijë aty,si puna jonë.
      Kemi mbet 6 pleq me nji pallat që shofim big brodher ,përputhen.dhe telenovelat turke pime kafe turke se aq e kemi pensionin dalim dot nga dera.Se kush do ta beje revolucionin nuk e.dime.

  3. Tani , me nje teritor dhe komunitet veteqeverses , brenda teritorit te Kosoves eshte e pa mundur bashkimin me Shqiperine. Edhe sikur referendum te behet , Serbet qe do votojne kunder do te lujane rolin e viktimave qe jane marr peng na shumica me referndum , dhe do kerkojne dhe ata referndum per bashkimin me Serbine.
    Pra ne dalim rruar dhe qethur. Do humbim teritor te Kosoves dhe nuk do marrim dot luginen.

    I thirri Sali qeni politikucet e Kosoves, ju hodhi trute e gomarit kundra shkembimit te teritoreve , dhe tani ja ku perfunduam.

  4. Nje plan shume racional ne kushtet ku jane te dyja vendet. Te njihen te drejtat e pakices serbe si ne çdo vend europjan eshte mese normale. Shqiperia ka nje pakice greke e shteti grek i ndihmon ata me para e investime, e gjithsesi Shqiparia eshte shtet sovran e ligjet e saj zbatohen ne te gjithe teritorin. Qeveria Kurti duhet te respektoje marveshjet e meparshme te firmosur nga kryeministrat e kohes e te zbatoje kushtetuten e saj.

    1. O kar, minoriteti Grek ne shqiperi nuk ka te drejte VETEQEVERISJEJE dhe Greqia nuk ofren shrebime shteterore ne Shqiperi.
      Por ti je kurve kur barazon Serbet e Kosoves me Minoritetin Grek.
      Kur thua qe Kosova te zbatoje kushtetuten e saj , duket qarte qe nuk ja ke haberin se cfare po nodh atje .
      Kushtetuta e Koves nuk lejon krijimin e ‘shoqatave’ me perberje etnike , aq me teper qe te kene te drejta veteqeverisese.

  5. Ku jane ata te ‘ forumit rinor te VV’ ? Ku eshte Forumi Rinor i PDs ? Pse e kane qepur gojen ?
    Ishin shume te zhurmshem dhe agresiv kur Kurti e trajtoi shkembimin e teritoreve dhe Thacin si TRADHETI KOMBETARE. Ku jane ata analista KURVA qe nuk lane emisjon televiziv pa share Thacin dhe Ramen si tradhetare . Ku jane keta patriotet e Kosoves qe bene tere ate zhurme kur donte te vinte nje kengetar boshnjak te kendonte ne Korce ? Aq agresive dhe aktive ishin keta patriotet e famshem ne rrjetet sociale saqe nuk guxoje te shprehje mendimin tend se te hidheshin ne fyt duke perseritur si papagaj fabulen e PATRIOTIT dhe te ANTISHQIPTARIT.
    Hani nje mut te madh tani ! Ju pseudo patriotet.

  6. Po he ku janë?Po ti ku je?
    Apo ke pak punë ke Aktivisti
    Janë të përputhen,të big brodher,
    Kanë emigru.kush do dalë burrat që heqin vetullat apo vajzat silikon.Çdo kohë ka njerëzit e vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *