• |
ide | kryesore

Ten Hag, nuk i del e keqja me CR7: “Është vetëm një Messi, të tjerët duhet të punojnë për skuadrën”

-Instant, Sport
Ten Hag



Gjithçka është gati për ndeshjen e madhe të Premier League mes Arsenal dhe Manchester United. E pavarësisht rëndësisë së ndeshjes, tekniku Erik Ten Hag, trajneri i Djajve të Kuq, në mikrofonat e Sky Sports, nuk ka folur vetëm rreth ndeshjes. Brenda fjalëve të teknikut holandez spikat edhe një shprehje interesante. Ai është referuar specifikisht për dy nga yjet e sfidës: Martin Odegaard dhe Bruno Fernandes. E megjithatë, nën reshta, Ten Hag ka shigjetuar indirekt… Cristiano Ronaldon.

Për ndeshjen e madhe, Ten Hag tha: “Nuk ka ndeshje të lehta në Premier League. Të gjitha janë ndeshje të rëndësishme. Sigurisht, ka një ndryshim midis të mëdhave”. Holandezi pastaj ka folur për dy formacionet dhe në veçanti për Martin Odegaard (Arsenal) dhe Bruno Fernandes (United): “Ata janë në formë dhe po përmirësohen. Ata janë dy lojtarë të shkëlqyer që vënë cilësitë e tyre në shërbim të ekipit. Ata punojnë për ekipin dhe përpiqen të bëjnë më të mirën për ta përmirësuar atë”.

Lexo më tej: Ten Hag kthehet të flasë për kontradiktat me Ronaldon: “E papranueshme intervista, jam gati të flas me të”

E duke vazhduar në këtë linjë, holandezi ish-Ajax lëshon shigjetimin, edhe pse indirekt, ndaj CR7: “Ka vetëm një Messi dhe e pamë në Kupën e Botës. Lojtarët e tjerë duhet të punojnë dhe të jenë pjesë e ekipit”.

RAPORTI QË NUK U BË KURRË I AFËRT

Ronaldo e Ten Hag nuk shkuan asnjëherë mirë. Pankinat e njëpasnjëshme të portugezit e tensionuan situatën. Kulmi i përplasjes ishte dënimi i CR7, pas së cilës ndodhi edhe intervista e famshme. Portugezi refuzoi të futej në fushë në minutat e fundit ndaj Tottenham dhe u largua para fundit të ndeshjes për në dhomat e zhveshjes. Ronaldo u gjykua nga tifozët se nuk e ndjente fanellën dhe fare pak i dolën në krahë. Konsiderata e Ronaldos pastaj për teknikun holandez, e shfaqur në intervistën që shkundi United, duket se nuk është kapërcyer kurrë nga Ten Hag.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *