• |
ide | kryesore

Video/ Dwamena nuk mjafton, një penallti pengon Egnatian të fitojë në Durrës. Duro: “E jona ishte sade, Hamiti nuk e dha”

-Instant, F1, Sport, Video



Përfundon 1-1 në “Niko Dovana”, me Teutën e Egnatian që kënaqen me nga një pikë në javën e 17′ të Superiores. Një ndalesë që i shërben më pak ambicjeve të Shpëtim Duros, që sheh të zbresë në vendin e pestë, në shoqërinë e Erzenit. Martini, ndërkohë, i falet penalltisë së Kallakut, për të barazuan avntazhin e Dwamena, duke dalë nga zona e rënies për herë të parë.

Në Durrës u luajt një ndeshje e hapur, me shumë raste nga të dy skuadrat. Qirko në njërën anë e Sherri në tjetrën, duket të bënin ndërhyrje vendimtare për të mbajtur në lojë ekipet e tyre. Pas një pjese të parë ritmike, ndeshja u zhbllokua në minutën e 52′. Dwamena shënoi në debutimin e tij, me një goditje të saktë me kokë. Goli i parë me Egnatian për sulmuesin që ka luajtur edhe në La Liga. Barazimi erdhi në minutën e 70 me penalltinë e shndërruar në gol nga Kallaku.

DURO KUNDËR ARBITRIMIT

Hamiti u tregua bujar në këtë rast, duke nervozuar Duron, që pretendoi për një tjetër rast ku ishin ekstremet për 11 metërsh. “Të them të drejtën arbitrimi nuk ishte në nivelin e ndeshjes – tha tekniku i rrogozhinasve -. Kishte faulla jashtë mase shumë, me bilbil në gojë gjatë gjithë ndeshjes. Nuk jepte avantazhin. Kjo nuk më pëlqeu. Kam dyshime në fund të ndeshjes për një 11-metërsh. Është shtyrje sade. Prekje e lehtë ishte edhe e jona dhe e dha, kurse lojtari ynë kontrollonte topin. U shty nga mbrapa e ishte 11 metërsh. Por janë dy standarde”.

Kallaku i rikthyer te Teuta, pas gjysmës së sezonit me Tiranën, ka lënë shenjë me penallti. Një gol që shmangu humbjen e që e ndihmon Martinin t’i japë vazhdimësi të tijve: “Edhe mund ta humbnim ndeshjen – pranoi tekniku i Teutës -. pPr edhe mund ta fitonim për shkak të rasteve që patëm. Ekipi luajti më mirë se sa e prisja për shkak të ndeshjeve që patë, rresht. Jam i kënaqur dhe me Kallakun dhe lojtarët e tjerë nga stoli, me zëvendësimin që bëmë morëm penalltinë dhe arritëm të shënonim. I vendosëm në vështirësi kundërshtarët. Ne na duhet të ndërhyjmë në merkato, por na janar është vështirë”. Pas këtij barazimi Egnatia pozicionohet në vendin e 4′ me 26 pikë dhe Teuta në vendin e 8′ me 18 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *