• |
ide | kryesore

Video/ Gjashtë gola e spektakël ndaj Atalantës: reagim i madh i Juventus, por ishte një super Lookman

-Instant, Sport, Video
Lookman



Pas stuhisë së prodhuar nga goditja e Gjykatës së Apelit të FIGC për çështjen e fitimeve kapitale, Juventus zbret në fushë duke treguar karakter. Një barazim spektakolar mes bardhezinjve dhe Atalantës në javën e 19 të Serie A. Në Allianz Stadium mes skuadrës së teknikut Allegri dhe Atalantës përfundon 3-3 në fund të një ndeshje të çmendur. Në pjesën e parë, bergamaskët zhbllokuan ndeshjen falë një gabimi të bujshëm të Szczesny në goditjen e Lookman (5′). Reagimi i bardhezinjve ishte i vrullshëm: Di Maria (25′) me penallti dhe Milik (34′) përmbysën rezultatin. Në pjesën e dytë Maehle (46′) dhe Lookman (53′) rikthyen zikaltrit në avantazh, por Danilo (65′) vendosi sërish gjithçka në ekuilibër me një goditje dënimi.

Një ndeshje e bukur dhe 3-3 spektakolar në Stadium mes Juves dhe Atalantës. Bardhezinjtë reaguan shumë mirë ndaj një jave komplekse dhe ndaj gafës së Szczesny. Polaku në thelb i dha Lookman golin e 0-1 pas 4′. Atalantini ishte lojtari i ndeshjes me dy gola dhe një asist. Juventus nuk hoqi dorë nga ndeshja në asnjë moment. Bardhezinjtë barazuan me një penallti të Di Marias, pasi pretenduan më parë për një penallti tjetër, të paakorduar. Përmbysja e vendasve erdhi me një aksion fantastik të nisur nga taka e Di Marias, ndërsa në krosimin e Fagioli u tregua një golashënues i vërtetë Milik. Në fillimin e pjesës së dytë Lookman i shërben Maehle topin për të bërë rezultatin 2-2. Më pas Lookman befasoi përsëri Alex Sandro me kokë dhe shënoi parakalimin e dytë të bergamaskëve. Allegri provoi me Chiesa, Miretti e Kean, por barazimi erdhi me një goditje dënimi të Danilo.



1 Comment

  1. Hi,

    My name is Peer (not an AI haha), I noticed most agency owners are frustrated by the time-consuming and manual process of prospecting for new healthcare clients.

    You’re always struggling to stand out in a competitive market.

    You’re tired of reaching out that never get a response.

    Mind I help you relieve this frustration by connecting you directly with 500+ key decision makers in the space that are already interested in your services?

    Here’s my phone +1 (502) 293-3288.

    Call or text me when you have a second.

    You can also visit GetClientsMD.

    444 Alaska Avenue, Torrance 90503 US

    Unsubscribe at: 123bye

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *