• |
ide | kryesore

Video/ VAR i anulon golin e Basa humb penallti, krizë e thellë për Kukësin: Erzeni triumfon me Alan e Nonato

-Instant, F1, Sport, Video
Alan



Nuk është edhe aq surprizë: Erzeni shkon të fitojë 0-2 në Kukës, duke zhytyr në krizë vendasit. Largimet e rëndësishme nuk mund të mos e kishin dobësuar skuadrën e Hallaçit, që shpreson në merkato të rrisë shanset për tiu larguar fundit të renditjes. Shijakasit, përkundrazi, i bëjnë presion dy kryeqytetaseve kryesuese me golat e brazilianëve Alan e Nonato.

Erzeni bën goditjen e madhe në transfertë, për javën e 17′ të Superiores. Të besuarit e Hallacit sigurisht që e kishin të qartë se 3 pikët ishin domosdoshmëri, duke parë renditjen. Verilindorët e nisën më mirë ndeshje, me episodin e minutës së 3, që mund të ndryshonte rrjedhën e takimit. Kukësi gjeti avantazhin, por VAR e anuloi për një pozicion të parregullt. Në minutën e 37’ erdhi një tjetër mundësi ideale. Basa humbi një 11-metërsh, duke shtuar akoma dhe më shumë presionin psikologjik: “Mund të ishin shfrytëzuar ndryshe momente, edhe penalltia. Nuk mund të them se nuk luftuam e vrapuam. Ishte ndeshje e barabartë, por u treguan më dinakë ne momente deçizive. Duhet të pranojmë situatën që jemi, duhet të gjejmë forca që të shpëtojmë skuadrën e Kukësit” tha tekniku i Kukësit Rrahman Hallaçi.

PIKA E KTHESËS

Pika e kthesës ndoshta, sepse nga kjo përfituan shijakasit, duke gjetur golin në fundin e pjesës së parë me Alan. Braziliani drejtoi ndeshjen, në atë që është arma më e mirë e skuadrës së Kapllanit: kundërsulmi. Ajo që ndoshi më pas ishte e kuptueshme. Hapësira e lejuar nga Kukësi i dha mundësinë Nonato, të mbyllte historinë. Goditja e tij kaloi vijën fatale, por u desh ndërhyrja e VAR që goli të vlente: “Jam shumë i gëzuar që pas disa barazimesh, të fitonim – tha tekniku i Erzenit Kapllani -. Kishim kohë që po e përgatitnim këtë ndeshje me Kukësin dhe erdhëm me mendim të qartë në kokë që të dilnim me rezultat pozitiv që është trepikëshi dhe ia arritëm qëllimit”.

Kështu Erzeni ngjitet momentalisht në vendin e 4 me 26 pikë, vetëm 5 më pak se Tirana kryesuese. Nga ana tjetër, Kukësi zhytet sërish në krizë duke qëndruar në vendin e fundit me 16 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *