• |
ide | kryesore

Wanda Nara nuk ekziston më për Icardin: Shannon, ish-e dashura e James, jep shenjat e lidhjes në rrjetet sociale

-Instant, Sport
Shannon



Mauro Icardi po mësohet me statusin e tij të ri si ‘single’. Lojtari i Galatasaray është rikthyer të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale. Vetëm se, mes pëlqimeve dhe mesazheve për vajzat e bukura, duket se argjentinasi ka një shënjestër të re. Ose është ai i shënjestruari nga ish-e dashura e James Rodriguez. Po flasim për influencuesen Shannon de Lima. Sido të jetë, Wanda Nara është tashmë e harruar. E shenjat në rrjetet sociale janë të pangatërrueshme.

Lexo më tej: Wanda i dërgon një mesazh enigmatik Icardit: “E dije që do më lëndonte e vendose ta bëje”

Ish-bashkëshorti i Wanda Naras ka nisur të ndërveprojë në postimet e Shannon de Lima. Kush është bukuroshja? Një modele e njohur me gati tre milionë ndjekës. Influencuesja ka qenë e martuar me këngëtarin Marc Anthony. E, pas tij, pati një lidhje me futbollistin James Rodriguez. Shannon ka nisur të ndjekë Icardin dhe, sipas raportimeve nga shtypi argjentinas, të dy shkëmbejnë pëlqime, por edhe mesazhe. Pikërisht kështu nisi lidhja sekrete e Mauro Icardit me China Suarez. Kush e di se çfarë mendon Wanda Nara për këtë…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shannon De Lima (@shadelima)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shannon De Lima (@shadelima)



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *