• |
ide | kryesore

Alec Baldwin , i shkatërruar pas akuzave për tragjedinë në ‘Rust’

Paparazzi, Slider



Alec Baldwin dhe gruaja e tij Hilaria  janë “të shkatërruar” pas lajmeve se aktori do të akuzohet për dy akuza për vrasjee të pavullnetshme.

“Ata ishin të përgatitur për të gjitha rezultatet, por asgjë nuk mund t’ju përgatisë për këtë,” tha një burim për People. “Ata vërtet mbështeten tek njëri-tjetri dhe përpiqen të mbajnë fokusin te fëmijët. Hilaria ka qenë shkëmbi i Alec gjatë gjithë kësaj dhe ta shoh atë kaq të shqetësuar është zemërthyese për të.”

Të enjten, prokurorja e qarkut Santa Fe, Mary Carmack-Altwies njoftoi se Baldwin dhe armatura e Rust, Hannah Gutierrez-Reed do të akuzohen të dy për dy akuza në lidhje me ndarjen nga jeta të kinematografes Halyna Hutchins.

Pas njoftimit, avokati i aktorit i quajti akuzat një “shkelje të tmerrshme drejtësie” në një deklaratë. “Ky vendim shtrembëron vdeekjen tragjike të Halyna Hutchins. Përfaqëson një gabim të tmerrshëm drejtësie,” tha në deklaratë Luke Nikas nga Quinn Emanuel. “Z. Baldwin nuk kishte asnjë arsye të besonte se kishte një plumb të vërtetë në armët. Ai mbështetej te profesionistët me të cilët punonte, të cilët e siguruan atë që arma nuk kishte fishekë. Ne do t’i luftojmë këto akuza dhe do të fitojmë,” shtoi avokati./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/11/14/alec-baldwin-padit-stafin-e-rust/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *