• |
ide | kryesore

RiLlindja i RiVrau dëshmorët e 21 janarit

-Instant, 1, Arkiva, Ide
andi bushati spak

Zakoni i lodhur për të rikujtuar në çdo përvjetor dëshmorët e 21 janarit, ashtu siç bënte regjimi i vjetër në çdo 5 maj, me disa nga ata që kishin vrarë pas shpine gjatë luftës, po fillon të bëhet i neveritshëm. Përtej pritjeve në zyrën me harta të Ramës dhe vendosjes së luleve në trotuar, gjithçka tjetër është hipokrizi. Këtë herë ka qenë ministri i drejtësisë Ulsi Manja, që njësoj si paraardhësi i tij Saimir Tahiri, rimori një nismë për rihapjen e dosjes. 


Natyrisht përtej fanatikëve të partive gjithkush është i bindur se masakra e 2011-ës, në bulevard, ishte një krim shtetëror, i cili nuk mund të ndodhte pa urdhër politik. Të gjithë janë në një mendje se procesi që u zhvillua për të ishte një farsë e organizuar nga pushteti i kohës, që vetëm drejtësinë nuk vuri në vend. Ekspertiza e FBI-së e tregoi qartë se provat e krimit u fallcifikuan, tytat e pistoletave u ndryshuan, serveri i kryeministrisë u fshi, gëzhojat u hoqën nga perimetri i krimit, prokurorët nuk u lanë të hetonin apo të pyesnin zinxhirin komandues të gardës. Kaq mjafton për tu bindur se nuk kishim të bëjmë me një ‘pakujdesi’ por me një krim të urdhëruar dhe të fshehur nga lart, që do të mbetet ndoshta një nga njollat më të mëdha në karrierrën politike të Sali Berishës. 


Lexo me tej: 

Spektakli/ PS padit në SPAK Berishën, Bashën dhe gardistët për 21 janarin 

Pra, deri diku, nuk ka asnjë diskutim se çdo përpjekje serioze për ta zbardhur të plotë atë ngjarje është e mirëpritur. Por, delenxhijtë e rilindjes e kanë humbur prej kohësh të drejtën që publiku tu’a besojë këtë mision. Anatemimi i drejtësisë së vjetër dhe ankesat për këtë të renë, prokurorët dhe gjykatësitë e së cilës i kanë vettuar vetë, nuk pinë më ujë. Pasi ka ngjarje dhe mistere të cilat edhe vende me një pushtet të admirueshëm të ligjit nuk i kanë zbardhur dot kurrë. Kjo mund të ndodhë edhe me 21 janarin. Por ama, një forcë politike nuk matet vetëm me suksesin që ka pasur drejtësia gjatë kohës që ajo ka qenë në pushtet, por mbi të gjitha me moralitetin që ajo e ka trajtuar çështjen për të cilën i kërkon llogari prokurorëve dhe gjyqtarëve. Dhe këtu, në një dekadë, rilindasit i kanë vrarë për së dyti viktimat e 21 janarit. Rama dhe PS nuk vunë kurrë as një filtër moral, nuk përdorën asnjë kordon higjenik për të ndërtuar kauza të përbashkëta ata të cilët dikur u renditën përkrah vrasësve.

Le të kujtojmë se ky pushtet u ndërtua në bashkëpunim me Ilir Metën, kundër të cilit ata katër “kokëpalarë” dolën të protestonin në mënyrë të ashpër. Së bashku me LSI-në, rilindasit përkujtuan së bëshku një sërë përvjetoresh të masakrës, deri sa dy partitë u ndanë për interesat e veta elektorale, dhe aspak për këtë çështje që moralisht s’do duhej të ti kishte lënë të bashkoheshin kurrë. 

Surpriza/ Zbulohen përgjimet audio të urdhrave për të vrarë në 21 janar

Le të kujtojmë se ende dhe sot, TV Klan, ai televizioni që propgandoi atë videon e manipuluar, sikur protestuesit ishin vrarë nga turma, në sinkron me alibinë që po përhapte Berisha, sot është i preferuari i pushtetit. Edi Rama dakron me drejtuesit e tij në një muaj, më shumë se ç’i ka pritur familjet e viktimave në dhjetë vite dhe kjo media ndihet sot nën pushtetit e tij shumë më rehat sesa nën atë të Saliut.

Le të mos harrojmë se një ish ministre e PD-së, Majlinda Bregu, që mbajti mbrëmjen e krimit në “Opinion”, një qëndrim kundër viktimave që të rënqethte mishin, u shpërblye nga kjo qeveri me lobimin për postin e shefes së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Dhe qershia mbi tortë, është përzgjedhja si kryebashkiak i PS-së së Matit, i gardistit të grupit të gatshëm në 21 janar, Agron Malajt, që u shpërblye nga qeveria Berisha me katër paga shtesë për katër të vrarët. Ky personazh vazhdon të mbështetet nga qendra dhe të votohet nga baza nwnshtruar socialiste duke e legenosur përfundimisht memorien e atij krimi të shëmtuar.

Si i “vrau” Reforma në Drejtësi përgjimet e 21 janarit 

Ka dhe plot politikanë, gazetarë, pronarë mediash, me të cilët, për interesa të çastit, ky pushtet e ka flakur tej filtrin higjenik të 21 janarit. Por edhe rikujtesat e mësipërme janë mjaft për të dëshmuar se as Rama dhe as rilindja, nuk e kanë një shtyllë morale, këtë tragjedi që hiqen sikur i përlot ende. 

Ata mund të organizojnë përkujtimore, mund të shpërndajnë shpërblime për familjarët dhe herë pas here të shtiren sikur po angazhohen për rihapjen e hetimit. Por, politikisht, vetëm janë tallur, pasi për atë që kishin 100% në dorë s’janë treguar dinjitozë në asnjë moment. Sa herë i është dashur, nuk kanë nguruar të bëjnë aleancë me mbrojtësit e dikurshëm të grupit të zjarrit, qoftë edhe për interesin më të vogël momental. Dhe këtë pabesi nuk e korrigjon dot drejtësia, as ajo e vjetra e Saliut, as kjo që kanë ngritur vetë.

©Lapsi.al


25 Comments

    1. po si ska bythe njeri te arrestoje kryetarin e ps mat , grupi i zjarrit , si ska bythe njeri te arrestoje te protestuesit e dhunshem apo organizatoret sic po e ben kongresi amerikan per 6 janarin, si ska bythe njeri ta ftoje ramen ne spak per 21 janarin, per kanabizimin, per doshin, frrokun, ndoken prengen, bushin, roshin, rrajat, qifen e peqinit ymerin e dibres , cunat e qazos, shullazin, lul berishen etj etj

      berishen aty e kishin ne 21 janar dhe deri me sot ska lujt as nje cm nga qendrimi tij

      1. Rama sulmoi . Berisha ishte ne zyre. Po ne kongresin amerikan kush e beri?? A po denohen mbi 4 mije veta per sulm te dhunshem??

        Apo ishte rama qe sulmoi kryeministrine?

        1. Ndërsa Rama është fajtori kryesor për 21 Janarin, analogjia me 6 Janarin ne Washington nuk qëndron. Ata (në ShBA) dolën legjitimisht kundër vjedhjes se zgjedhjeve 2020 dhe korrupsionit masiv ne Washington. Kurse Rama pse doli??!! Veçse për interesat e tij armiqsore për të ardhur në pushtet me dhunë, duke shfrytëzuar pakënaqësinë e njerëzve ndaj Metës e Berishës, i përdori ata si mish për top. Rama me shok kryen krim.

          P.S. Kisha edhe unë në plan të shkoja në 6 Janar në Washington. Un jam në New Jersey.

          1. Ti nga new jersey qeke pall kari. U be bytha jote me mut te shkoje ne washington. Ik laj pjata aty. Pabuks

          2. Ti i phillyt kishe ndonjë problem?! Un të qij ty e të gjith robt!!

  1. Shkrimi eshte i mire.
    Rama eshte e vertete qe asnjehere nuk ka dashur te merret me kete ngjarje.
    Zbulimi i ketij krimi te hedh ne aksion per te zbuluar krimin tjeter ne ekonomi qe Rama nuk e do.
    Saliu na nxorri pistoleta stilolapsi kurese Rama perdori gjatesine fizike si mates i hajdutit.A thua valle se krimineli dhe hajduti ka mase dhe permasa trupore???
    Do kemi mjaft levizje dhe gallate.
    Te shohim se cila cironke e ka rradhen.

    1. BILE RILINDJA I POSHTROI ATO DUKE I DHON EDHE LEKE . DHE ME VJEN KEQ PER FAMILJARET PO DERISA PRANUAN TE MARIN LEKET NUK CTE KERKOJN GJE TJETER.

  2. Të gjithë janë në një mendje se procesi që u zhvillua për të ishte një farsë e organizuar nga pushteti i kohës, që vetëm drejtësinë nuk vuri në vend. Ekspertiza e FBI-së e tregoi qartë se provat e krimit u fallcifikuan, tytat e pistoletave u ndryshuan, serveri i kryeministrisë u fshi, gëzhojat u hoqën nga perimetri i krimit, prokurorët nuk u lanë të hetonin apo të pyesnin zinxhirin komandues të gardës. Kaq mjafton për tu bindur se nuk kishim të bëjmë me një ‘pakujdesi’ por me një krim të urdhëruar dhe të fshehur nga lart, që do të mbetet ndoshta një nga njollat më të mëdha në karrierrën politike të Sali Berishës.

  3. Jo ando jo, jo mer bythqir lulishtesh, ata i vrau maloku ne mes te dites me diell. Vetem pederastat si ty se dine. Sumshpum

    1. “Dëshmor” i quan klika e Rames. Ata nuk ishin gjë tjetër vetëm se mish për top, siç ka dhe plot socialist të tjerë, injorantë deri në flijim. E trishtueshme.

    2. Se qene te pafajshem edhe u vrane me duar ne xhepa ne nje rruge publike fjate nje proteste kunder korrupsionit te lir koklopes 7% qe sal ceceni e nxori ‘te pafajshem’.

      1. I nxoren ne proteste per 7% e Ilir kokelopes, dhe direkt u bashkuan ne pushtet bashke me Ilir Kokelopen. Kete une nuk e kuptoj…….
        Kjo tregon se Ramazanit duhet ti qish robt 7 pash!

  4. Rama , në 25 vjet në politik , është i larë nga koka te këmbët , me djersën dhe gjakun e këtij populli të cilin e katandisi të degdiset me gomone dhe i veshur me pasurit e këtij vendi të cilin e ka shndëruar në vakëf, nga droga dhe krimi .

  5. Ngjarja moralisht eshte e zbardhur. Rama i coi per t’i vrare si ne thertore, kurse Berisha i priti ashtu sic premtoi, me plumb. Ligjerisht, asgje nuk do te zbardhet. Vete Rama nuk e do zbardhjen e te vertetes. “Populli opozitar do te dale para politikes”. Pak a shume keto ishin fjalet e tij. “Asgje nuk jane 3 veta. Edhe 13 000 veta le te vriten per demokracine”. Ishin keto fjalet e Ngjeles ne ate kohe aleati kryesor i Rames. Kaq mjafton per te kujtuar se te gjithe jane dakort qe gjerat te mbeten keshtu sic jane. Vetem se te vjen keq qe cdo 2 vjet horrat mavi tallen me viktimat qe vete i cuan ne thertore. Kaq.

  6. SPIUNËT janë lidhur me Spiunin,Tropjani ka bërë bisezmen Tropojanët dhe Spiunët.
    1.Tropojani Shefqet Dizdari është mik e bisezmen NAFTE i Sb që në 2008.
    2.Agron Neza Tropojan,Spiun i kohës Enverit dhe bodiguard i Sb dhe A.Hajdarit 90.
    -Të 2 Tropojanët jan Shtetas Amerikan qëkurse Sb President u dha shumë spiunëve pasaporta për në SHBA për tu fshehur për paudhësitë e bëra.

  7. Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal u deklarua i pafajshëm sot në gjykatë, lidhur me akuzat se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për mos-raportimin e kontakteve dhe lidhjeve dhe zyrtarë të shteteve të tjera.Dhe lapsi njelloj si te gjitha mediat e rublave brenda 24 oreve dolen bllof

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.