• |
ide | kryesore

Arrestohet i riu në Tiranë, lëvizte me armë pa leje në automjet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Forcat “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 3, kanë finalizuar operacion e koduar “Gray”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Në këtë operacion është arrestuar në flagrancë 26-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe me krehër me 7 fishekë.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gray”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Petrit Radovicka”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. D. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.” – njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *