• |
ide | kryesore

Moti i keq/ Spitali i Bulqizës disa orë pa energji

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Moti, borës



Moti i keq dhe reshjet e dëborës kanë paralizuar qarkun e Dibrës. Gazetari Enver Doçi ka bërë me dije se më problematike situata është në njësitë e thella të Dibrës si në Lurë, Ostren, Kalaja e Dodës, etjr.. Lura prej 3 ditësh rezulton e bllokuar dhe nuk komunikon me bashkinë e Dibrës, por nga Rrësheni, për shkak se dëbora ka arritur deri në 50 cm.

Ka pasur probleme edhe me energjinë elektrike në disa zona të Dibrës. Sakaq mbrëmjen e djeshme edhe spitali i Bulqizës dhe lagjja e vjetër ka qëndruar ka energji elektrike.

Rruga e Arbrit ka pasur rrëshqitje dheu, ndërsa edhe sot makinat kanë mbetur të bllokuara herë pas herë, por dy borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për hapjen e rrugës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *