• |
ide | kryesore

CNN: Agjenti i FBI që këshillonte Ramën mori 225 mijë $ nga një shqiptar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
fbi



“Ish-kreu i kundërzbulimit për zyrën e FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal u përball me 2 aktakuza këtë të hënë se kishte punuar me një oligark rus të shpallur “non grata” pasi ai kishte dalë në pension dhe se fshehu qindra mijëra dollarë që mori nga një ish-punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare kur ishte ende një zyrtar i lartë në byro”.

Kështu nis një shkrim i CNN për arrestimin e Charles McGonigal, një veteran i FBI me një karrierë 22-vjeçare në këtë institucion derisa doli në pension në 2018-ën. Ai u vu në pranga në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy të shtunën kur po kthehej nga udhëtim jashtë vendit. CNN shkruan se ai do të dalë para gjykatës dhe se avokatët e tij i kanë mohuar akuzat. McGonigal akuzohet për shkelje të sanksioneve të vendosura nga SHBA, komplot dhe pastrim parash.

Në fokus është bashkëpunimi i tij me Oleg Deripaska, një oligark rus i cili u sanksionua për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016. Prokurorët pretendojnë se McGonigal dhe Sergey Shestakov, një ish-diplomat rus, i cili së fundmi punonte si përkthyes në gjykatat federale të Nju Jorkut kanë shkelur sanksionet e SHBA-së. Ata madje kishin nisur të hetonin mbi një rival të Deripaskës me qëllim që ta dëmtonin atë.

Lidhjet me Shqipërinë

Ish-zyrtari i lartë i FBI-së akuzohet edhe për fshehjen e lidhjeve që kishte me një person që dekada më parë kishte punuar për një agjenci të inteligjencës shqiptare. identititeti i tij nuk bëhet i ditur, por CNN shkruan se ky shqiptar i ksihte dhënë McGonigal 225 mijë dollarë në cash të cilat ai nuk i kishte deklaruar. Prokurorët pretendojnë se McGonigal, si një punonjës i FBI-së, duhej të rrëfente gjithçka për udhëtimet e tij jashtë shtetit dhe kontaktet me shtetas të huaj, gjë që ai nuk e kishte bërë.

CNN shkruan se gjatë disa udhëtimeve jashtë shtetit në Shqipëri, Austri dhe Gjermani, prokurorët pretendojnë se McGonigal nuk raportoi se ai u takua me kryeministrin e Shqipërisë, një politikan kosovar dhe persona të tjerë.

Sipas të njëjtave burime, prokurorët pretendojnë se në një takim McGonigal i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë që të jetë “i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licencave për shpimet në fushat e naftës në Shqipëri për kompanitë ruse”.

“Ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare që pagoi 225 mijë dollarë kishte interesat e tij financiare në vendimet e qeverisë për këto kontrata. Një nga pagesat në cash prej 80 mijë dollarësh dyshohet se iu dha McGonigal teksa ishte ulur në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në New York City” – shkruan CNN. 

Ndaj McGonigal, FBI hapi një hetim për përpjekjet e lobimit të një shtetasi amerikan bazuar në informacionet që ai mori nga ish-punonjësi i inteligjencës shqiptare. ABC News shkruan se ky shtetas shqiptar ishte i punësuar nga një konglomerat energjetik kinez. McGonigal nuk e zbuloi kurrë marrëdhënien e tyre financiare. ©LAPSI.al

LEXO EDHE:

Arrestohet miku i Ramës në FBI: Mori para nga një oligark rus “non grata”

Hetimi/ Ish-agjenti i FBI i lidhur me rusët ishte mik i Edi Ramës



7 Comments

  1. Me keto takime dhe ryshfete KM-ja a nuk duhet te shpallet non grata per korupsion galopant dhe minim te demokracise nga departamenti i shtetit. Ti leme menjane incerenatoret dhe rruget e florinjta dhe pa standarte se per ato se rruan kush nese nuk e rrujne shqiptaret.

  2. Gazetari e dhjere !

    Ky qe ju e quani “agjenti qe keshillonte Ramen”, ishte drejtor i kunderspiunazhit te FBI ne New York
    Hapini syte e lexojeni artikullin e CNN’it qe keni dhe paturpesine ta link’oni.

    Ky nuk “keshillonte” Ramen, por e ka takuar nje here, e gjate takimit i paska dhene ca rekomandime.

    Te pjerdhesh idotesira, qe vertetohen kollaj, nuk eshte opozitarizem, po PORDHITARIZEM – thjesht zhurme, qe ne fund me shume e ndihmon se e demton Ramen !

  3. o ti pordhac, “t’i jap rekomandime” nje km te nje shteti te huaj nuk duhet nje km i huaj jo me nje i FB; kush esht ky????takimet jo vec qe ishin JO-ZYRTARE, poe te paguara dhe te shoqeruara me nje thes me para….nga taksat tona.

    1. po nuk i dhemin taksat patronazhytsave, se edhe ata me leket e taksave i pagu rilindja…

      kta jane i grup hijenash, qe kane ra ne mish e kocka, dhe jon tu bo namin…te tjetert shofin big brother dhe knoqen

      realitet V K

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *