• |
ide | kryesore

Incidenti në veri të Kosovës, Sveçla: Asnjë formë e dhunës ndaj policisë nuk do të tolerohet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Sveçla



Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla ka reaguar për incidentin e ndodhur në Leposaviç ku makina e zyrtarëve policorë u godit nga disa persona që tentuan t’i shmangeshin postobllokut policor. Sipas tij, policët kishin qenë të detyruar të hapnin zjarr për të neutralizuar situatën.

“Thellësisht i shqetësuar për incidentin e fundit në Leposaviç. Dy persona në një automje tentuan t’i shmangeshin një postiblloku policor. Ata e goditën veturën e Policisë së Kosovës qëllimshëm dhe vunë jetët e zyrtarëve policiorë në rrezik. Zyrtarët e Policisë së Kosovës ishin të detyruar të shpërndanin zjarr në drejtim të veturës, për ta neutralizuar situatën”, shkruan ministri.

Ai thotë se ky rast po hetohet dhe është përfshirë edhe insektorati policor. “Po kryhet një hetim dhe Inspektorati Policor i Kosovës është vazhdimisht i angazhuar. Dua të jem i qartë: asnjë formë e dhunës ndaj policisë sonë nuk do të tolerohet. “Mbrojtja e qytetarëve dhe zbatimi i ligjit janë top prioritetet tona”, përfundoi ai



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *