• |
ide | kryesore

Jeremy Renner tregon “pasojat” e aksidentit me borëpastruese

Paparazzi, Slider



Jeremy Renner ka treguar së fundmi pasojat që i shkaktoi aksidenti me një borë pastruese. Përmes rrjetit të tij social,Instagram, aktori publikoi një foto dhge zbuloi se ka thyer më shumë se 30 kocka.

“Stërvitja në mëngjes, më ndryshoi të gjitha ditët më pas…. Pasi krijova një tragjedi për të gjithë familjen time, u përqendrova shpejt në bashkimin e dashurisë vepruese ??”, shkroi ai. “Këto 30 kocka të thyera do të shërohen. Ato do të bëhen më të forta, ashtu si thellohet dashuria dhe lidhja me familjen dhe miqtë.” Jeremy përfundoi postimin duke falenderuar të gjithë për mesazhet dhe mbështetjen e tyre gjatë gjithë shërimit të tij.

Renner është  i njohur për luajtjen e Hawkeye në Universin Kinematik të Marvel, duke filluar me Thor (2011) dhe The Avengers (2012). Së fundmi ai luajti personazhin në serialin Disney+ Hawkeye. Ai u nominua për një çmim Oscar për shfaqjet e tij në The Hurt Locker (2008) dhe The Town (2010). Gjithashtu është shfaqur në Mission: Impossible – Ghost Protocol (2011), American Hustle (2013) dhe Mission: Impossible — Rogue Nation (2015). Aktori dhe ish-gruaja e tij Sonni Pacheco janë prindër të vajzës Ava Berlin, 9 vjeç. Dyshja u divorcua vetëm 10 muaj pas martesës, ku në fillim u tha se çifti u nda për mospërputhje karakteri. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *