• |
ide | kryesore

Juventus rrezikon të bëhet ‘supermarket’: në Spanjë janë të sigurtë, Real Madrid shënjestron Federico Chiesa

-Instant, Sport
Federico



Situata që po kalon Juventus ka përqendruar aty vëmendjen edhe të klubeve të mëdha europiane. Ata shpresojnë të përfitojnë nga dënimi i bardhezinjve, për të rrëmbyer lojtarët më të rëndësishëm të tyre. Sinjali i parë ka ardhur nga Real Madrid, që ka hedhur sytë nga Federico Chiesa. Lajmi mbërrin direkt nga Spanja. Sipas portalit të specializuar në tregun e transferimeve Fichajes.net, Blancos e shohin anësorin e Juventusit si një goditje e madhe për sulmin. Një operacion që cilësohet si “i papritur”. E megjithatë, ndaj kësaj lëvizje dikush në kryeqytetin spanjoll ka nisur të arsyetojë.

Chiesa vlerësohet të paktën 60 milionë euro. Por Real mund të përfitojë nga paqartësitë që lidhen me procedurat ligjore që përfshijnë Juventus. Pa harruar edhe një kontratë me një skadencë jo shumë të largët (qershor 2025). Këto dy të dhëna mund të jenë të rëndësishme në përpjekjet e merengues për të fundosur goditjen.

Lexo më tej: Pa Champions, Juventus do të mbetej pa kampionë: nga Pogba deri te Chiesa mund të ikin nga klubi

Chiesa u kthye në fushë më 2 nëntor, 10 muaj pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar. Ai bëri debutimin e tij sezonal në Champions League, kundër PSG dhe, më pas, u rikthye në formacionin titullar në ndeshjen në “Maradona” kundër Napolit. Të enjten ndaj Monzas, në Kupën e Italisë, Federico Chiesa i është rikthyer edhe golit, më shumë se një vit pas të fundit të shënuar me fanellën bardhezi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *