• |
ide | kryesore

Me gërma kineze e detaje në të verdhë kundër Empolit: Inter me fanellë speciale për Vitin e Ri kinez

-Instant, Sport, Video
Vitin e Ri Kinez



Inter feston Vitin e Ri Kinez dhe hyrjen në vitin e lepurit. Sipas traditës, zikaltrit prezantuan një fanellë të edicionit special për ngjarjen. Detajet, ashtu si numrat, do të jenë të verdha. Emrat e lojtarëve do të jenë me gërma kineze dhe do të ketë një pjesë në mëngë që përmban një frazë mirëserdhje të formuar me një lojë fjalësh për termin kinez 兔, që do të thotë lepur.

Lexo më tej: Zhang euforik, ndez ëndërrat e tifozëve të Inter: “Sa të jem president, do synojmë të fitojmë”

Iniciativa u prezantua me një video ku shfaqej Alessandro Bastoni, i lindur në vitin e mëparshëm të lepurit (1999). Klipi sheh mbrojtësin zikaltër të nisë një udhëtim magjik për të zbuluar traditat që lidhen me Vitin e Ri Kinez.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *