• |
ide | kryesore

Paga mesatare në rajon po rritet shumë shpejt, arrin 800-900 euro

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre vitet e fundit pagat në rajon janë rritur me ritme shumë më të shpejta sesa në Shqipëri. Kjo ka duke thelluar diferencën mes të ardhurave që merr një punonjës në Serbi, Maqedoninë e Veriut, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinën, në krahasim me një shqiptar.

Paga mesatare bruto për këto vende luhatet midis 800-900 euro në muaj, nga rreth 520 euro që është mesatarja në Shqipëri, ose mesatarisht rreth 40% më e lartë sesa tek ne.

Monitor ka përpunuar të dhënat zyrtare të instituteve statistikore të Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, dhe Bosnjë Hercegovinës për pagat mesatare mujore bruto, të cilat janë të disponueshme deri në shtator të vitit 2022. Ndërsa Kosova, të dhënën e fundit të disponueshme ka fundin e 2021-t.

Kjo pagë është krahasuar në vlerë nominale (e paindeksuar me inflacionin) me tremujorin e tretë 2019, përpara fillimit të pandemisë.

Mali i Zi ka pagën e dytë mesatare më të lartë në rajon, me 885 euro në muaj në fund të tremujorit të tretë 2022, ndonëse diferenca me vendet e tjera është ngushtuar, për shkak të rritjes më të ngadaltë (me rreth 14% nga shtatori 2019), sipas Zyrës së Statistikave të Malit të Zi.

Serbia është vendi që i ka rritur më shumë pagat në rajon gjatë kësaj periudhe. Ata i kanë rritur me 39%, duke i çuar 880 euro në fund të shtatorit 2022, sipas Zyrës së Statistikave të Republikës së Serbisë.

Në Maqedoninë e Veriut, një punonjës paguhet mesatarisht gati 780 euro, ose 29% më shumë sesa në shtator 2019, raporton zyra e Statistikave të Maqedonisë së Veriut.

Rritje e lartë e pagave është shënuar dhe në Bosnjë Hercegovinë, duke arritur në 893 euro, më e larta në rajon, me zgjerim 24% nga tremujori i tretë 2019, sipas Agjencisë së Statistikave të Bosnjë Hercegovinës.

Në Shqipëri, paga mesatare e një punonjësi ishte 522 euro në shtator 2022, nga 440 tre vjet më parë, me një rritje prej rreth 19%, sipas INSTAT. (shiko grafikun: Paga mesatare mujore bruto në rajon – euro).

Agjencia e Statistikave të Kosovës i ka raportuar të dhënat deri në fund të vitit 2021, me pagën mesatare që ishte 484 euro, duke e bërë atë së bashku me Shqipërinë dy vendet që i paguajnë më pak punonjësit e tyre.

Sa pak u rritën pagat në Shqipëri në tre vjet

Shqipëria është e dyta me rritjen më të ulët në përqindje të pagave, pas Malit të Zi për periudhën shtator 2019-shtator 2022. Por, për shkak se Mali i Zi ka paga të larta, në vlerë nominale pagat e punonjësve shqiptarë kanë shënuar zgjerimin më të ulët.

Pas tre vitesh, një punonjës shqiptar merr 83 euro më shumë. Punonjësit e Serbisë janë ata që kanë pasur përfitimin më të lartë, teksa marrin 248 euro më shumë. Në Maqedoninë e Veriut paga u është rritur me 178 euro, në Bosnjë me 173 euro dhe në mal të Zi me 100 euro. (shiko grafikun: Ndryshimi i pagave në rajon T III 2022/T III 2019).

Ndonëse Shqipëria është një nga vendet që kaloi më lehtë pandeminë dhe ka rritje relativisht të lartë ekonomike në raport me fqinjët, kjo nuk po përkthehet në mirëqenie të qytetarëve të saj, duke treguar për një zhvillim të paqëndrueshëm dhe me vlerë të shtuar të ulët. Të dhëna të tjera të Eurostat së fundmi treguar se familjet dhe individët shqiptarë kanë të ardhurat më të ulëta të disponueshme në rajon, përfshirë të rinjtë.

Edhe për konsumin dhe të ardhurat për frymë, sërish jemi të fundit në Europë.

Kjo situatë po nxit një ikje masive, sidomos të të rinjve, duke krijuar problematika të shumta në tregun e punës, ndërsa po dikton dhe rritjen e pagave në vend./ Monitor



4 Comments

  1. ajo qe nuk thote Monitor eshte se sa eshte pjesa informale! Te gjith ne njohim njerez qe paguhen 300 mije lek zyrtarisht e 200 mije te tjera i marrin ne dore, ne te zeze e shume te rinj marrin 600 mije me kontrate e 850 mije mbashke me parate ne dore. Shifrat qe Monitor merr nga instat jane teresisht jo reale e paraqesin nje realitet totalisht te deformuar. Duhet bere nje studim i mirefillte se sa % eshte pjesa informale e pagave (kur mendon te gjith bizneset e lagjeve qe deklarojne vetem 300 mije lekeshin minimal te pagave). Per mendimin tim rroga mesatare luhatet mes 800-850 mije lek ne muaj. Kuptohet ka qe marrin shume pak por ka dhe qe marrin dhe mbi 5 milion ne muaj. Sipas file te tatimeve ka mbi 26 mije individe qe paguhen mbi 1.2 milion ne muaj e prap kjo eshte vetem aq sa deklarohet….

  2. ne nje raport tjeter dilte qe shqiptaret jane te paret ne Europe per persona fizike. Keta jane si punonjes por kane avantazh tatimin me te ulet,prandaj nuk llogariten tek pagat

  3. vrasjet janë bërë gjakftohtësisht nga një regjim politik, i cili synoi, në këtë rast t’i jepte një “mësim” opozitës dhe njerëzve të saj, dhe, mbi të gjitha për të ruajtur pushtetin edhe në vitet e ardhshme.

    Në 21 janar u vranë 4 vetë, u plagosën dhjetra të tjerë, mbi 100 u burgosën, shumë më tepër u arrestuan, u rrahën barbarisht, u rrëmbyen në mes të rrugës apo në pragun e shtëpive.Paga ne shqiperi do rritet kur shqiptaret te paguajne rregullisht siguracionet dhe te mendojne se ku duhet financuar per prodhim Made in Albania,por Laperi kete nuk e thote ne shkrimin e saj

    1. Prandaj ikin dynjaja se jane te larta pagat dhe nuk i perballojne dot.
      Gjermanise ja kaluam, ka ngel vetem arqen arixhiu, beqe debili dhe zorraxhinj te tjere qe ky vend i ka me shumice.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *