• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për sot: Temperatura të ulëta

-Instant, Lajme, Të fundit



Sipas MeteoAlb: Në territorit Shqiptar do të vijojë në ndikimin e masave të ftohta me origjinë verilindore duke sjellë ngrica dhe temperatura të ulëta në të gjithë vendin. Herë pas here pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar reshje dëbore në 80% të territorit. Megjithatë reshjet do të jenë në sasi të pakta. Nuk përjashtohen edhe shira të dobët e lokalë përgjatë shtrirjes perëndimore. Prezenca e lartë e lagështirës në ajër në të gjithë vendin, do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë SIDOMOS në kryeqytet.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjrs dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi kryesisht juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës në Kosovë do të jetë në dominimin e vranësirave dhe reshjev të dendura të dëbores KU me te dendura do të jënë në zonat veri – Veriperëndimore, herë pas here shoqëruar më erë të fortë dhe të ftohtë nga verilindja e kontinentit. Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës të këtë përmirësim të përkohëshëm duke sjellë intervale të shkurtra me kthjellime. Megjithatë gjatë natës reshjet e dëborës do të shfaqen sërisht POR në sasi disi më të pakta.

Maqedonia e Veriut

Vlerat e Ulëta Barike do vijojnë të sjellin në MV ngrica dhe temperatura shumë të ulëta. Po ashtu, vraneëirat dhe reshjet e dëborës do të jenë dominante përgjatë 24-orëshit. Më të dendura reshjet e dëborës do të paraqiten në pjesën e parë të ditës. Orët e vona të mbrëmjes sjellin përmirësim të motit si edhe ndrëprerje të reshjeve duke lënë prezent ngricat edhe temperaturat e ulëta deri në –5°C.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian në pjesën më të madhe do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU moti i kthjellë dhe temperaturat e ulëta do të jenë dominante. Konkretisht me diell POR ftohtë paraqiten: gadishulli Iberik, Europa Lindore Europa Qëndrore dhe pjesërish gadishulli Saknadinav NDERSA, prezenca masave të ftohta polare mbeten ne gadishullin e ballkanit duke sjellë ngrica dhe reshje të dendura dëbore. Herë pas here shoqëruar me një erë të ftohtë verilindore. Po ashtu nën dominimi e stuhive të forta të erës dhe reshjeve intensive do të paraqitet britania e madhe ku reshjet do të krijojnë mjaf probleme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *