• |
ide | kryesore

Rusia urdhëron ambasadorin e Estonisë të largohet nga vendi

-Instant, Arkiva, Planet
Rusia



Ambasadori i Estonisë në Rusi është urdhëruar të largohet nga vendi deri më 7 shkurt pasi Kremlini akuzoi vendin për “rusofobi”.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme ruse tha se Estonia kishte “shkatërruar qëllimisht” marrëdhëniet me Moskën.

Margus Laidre është ambasadori i parë që Rusia ka dëbuar që nga pushtimi i Ukrainës vitin e kaluar.

Estonia u përgjigj duke i kërkuar ambasadorit rus të largohej brenda datës së urdhëruar nga Kremlini.

Lëvizja e Rusisë kundër Laidre vjen pasi Estonia urdhëroi së fundmi reduktimin e personelit në ambasadën ruse në Talin.

Moskës iu tha të reduktonte stafin nga 17 në tetë deri në fund të janarit.

Në një deklaratë në janar, Estonia tha se stafi i ambasadës kishte pushuar së kërkuari për të avancuar marrëdhëniet midis vendeve që nga shpërthimi i konfliktit.

Tensionet u rriten gjithashtu javën e kaluar pasi përfaqësues nga 11 vende të NATO-s u mblodhën në një bazë ushtarake në Estoni për të diskutuar një sërë paketash të reja për të ndihmuar Ukrainën të rimarrë territorin dhe përr të shmangur çdo përparim të mëtejshëm rus.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *