• |
ide | kryesore

“Dosja 184” dhe “21 Janari”/ Standarti i dyfishtë i Edi Ramës me përgjimet

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
rama



Ende nuk dihet origjina audio-përgjimit të gardistëve në 21 Janar 2011. Deri tani gazetari Artan Hoxha ka publikuar vetëm një fragment në video për të provuar ekzistencën e tyre.

Siç duket në filmimin më lart është momenti kur babai i Aleks Nikës i dëgjon ato në shtëpinë e tij.

Prokuroria ende nuk e kishte administruar kasetën për verifikim, kur kryeministri Edi Rama i quajti ato “një fakt i ri që bërtet për drejtësi”.

Në disa konferenca rresht Elisa Spiropali, Ulsi Manja dhe Taulant Balla e konsideruan materialin një “fakt të ri që duhet të hetohet në mënyrë objektive nga SPAK”, pasi aty provohet urdhri i vrasjeve të katër protestuesve Aleks Nika, Hekuran Deda, Faik Myrto dhe Ziver Veizi.

Por ky nxitim i Edi Ramës dhe vartësve të tij s’ka se si të mos jetë në kontradiktë të fortë me ato çfarë është thënë në të kaluarën, në situata të ngjashme.

I tillë është reagimi për audio-përgjimet që publikoi Bild për dosjen 184 dhe 339. Katër vite më parë, kryeministri i zhvlerësoi ato si “një sallatë fjalësh”.

Jo vetëm kaq, por Rama i përcolli ato si një “përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve” megjithëse origjina e tyre ishte pjesë e një dosjeje hetimore me vendim të gjykatës.

Spektakli/ PS padit në SPAK Berishën, Bashën dhe gardistët për 21 janarin (lapsi.al)

Si për ironi, ndërsa i kujtojnë Berishës deklaratën se ai do të bënte të njëjtën gjë në 21 Janar, ia vlen të sillet në kujtesë mesazhi i Edi Ramës pasi i doli telefonata me një person që blinte vota në Dibër. Edhe kryeministri Rama tha se “këtë bisedë do e bëja prapë njësoj”. (Tweet më poshtë)/Lapsi.al



6 Comments

    1. Standard i dyfishtë i drejtësisë së re amerikane!!!Në vënd të merret me skandalet e kohës së Ramës, të vjetra e të reja kërkon qiqra në hell për gjëra të shkuara e të gjykuara.Nje sistem gjyqësor që ka qenë e është pjesë e ish komunistëve.Asnjehere Berisha se ka pasur nën kontroll por ajo ka qenë gjithmonë në shërbim të PS.Shikoni vetëm individët që bëjnë pjesë tani por e më parë.Te gjithë me prejardhje nga familje të njohura nga kupolat komuniste.Dhe ata pak që ishin me prejardhje të djathtë i eleminuan duke filluar nga 97 e deri tani me reformën amerikano majtiste ku PS ka kontroll të plotë.

  1. O Andi, sot he shume larg Syrit. Po une te lexoj me shume. Merry me skandalin e arrestimit te spiunit Amerikan te lidhur me Ramen.✌

  2. More komentues,por edhe disa gazetare neper media,beni,apo jeni vertete kaq te trashe???? Flitet,per nje pergjim audio,dhe jo vidio.Nuk mund te behet kurre,nje pergjim me “VIDIO”Tani,si nje agjent i stervitur,mire me keto lloje pergjimesh,beri vete, transkriptimin,(pra e shkrojti),ate qe pergjimi,kishte incizuar zerin. Por edhe vete Tani,disa here e ngaterron,dhe jo pa qellim,nje here thote vidion e pergjimit,dhe here te tjera,thote audio,sepse keshtu i merr porosite,prej shefave te tij,sic paraqitet vendi dhe kuvendi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *