• |
ide | kryesore

U kap në “shtëpi bari” në Britani, dënohet shqiptari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në zonën e Workington në Britani pasi është kapur brenda një ambienti të përshtatur për rritjen e kanabisit. BBC raporton se i riu shqiptar Din Truni u arrestua të shtunën kur iu gjetën bimë kanabisi dhe pajisje kultivimi në Workington, Cumbria.

Brenda shtëpisë u gjetën dhe sekuestruan rreth 200 bimë kanabis me vlerë në rrugë nga 56 mijë deri në 177 mijë paund. 20 vjeçari tregoi në gjykatë se kishte mbërritur në Britani dy muaj më parë me gomone dhe se gjatë udhëtimit kishte humbur gjithçka, gjë që e shtyu të kultivonte kanabisin.

Gjykata e dënoi të riun shqiptar me tetë muaj burg. Ky është plantacioni i dytë i zbuluar në zonë në harkun kohor prej një jave, pasi ditë më parë u arrestuan 4 persona përgjegjës për mbi 200 bimë narkotike me vlerë rreth 400 mijë paund.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *