• |
ide | kryesore

Video/ Për penalizimin e Juventus pyesin avokatin e Napolit Grasani, ironi therëse e Allegri: “E bukur kjo kravata”

-Instant, Sport, Video
Grasani



Trajneri i Juventusit, Max Allegri, ka komentuar me ironi të fortë pas ndeshjen kundër Atalanrës. Në mikrofonët e Dazn, ku u pyet avokati i Napolit Grasani dhe zv/drejtorin e Gazzetta Di Caro, të flasin për penalitetin e bardhezinjve, tekniku ka qenë “therës”.

“Avokati? Ai është shumë i aftë…mbi të gjitha komplimente avokatit për kravatën që është e mrekullueshme. Ajo bluja e çelur atje, vërtet….”. E pastaj Allegri e përsëriti: “E komplimentova avokatin për kravatën e bukur. Të kaltër…”. Batuta, e përsëritur dy herë, është një referencë e qartë për afërsinë e Grasani me Napolin. E si i tillë nuk ishte njeriu që duhej pyetur për dënimin e dhënë ndaj Juventus.

Sipas kontratës, trajneri i Juventus u prezantua në mikrofonat e Dazn, që kishte të ftuar për të folur për çështjen e dënimit, avokatin Mattia Grassani. Ai është i njohur në fakt si avokati i Napolit. Në studio ka qenë edhe zëvendësdrejtori i Gazzetta, Andrea Di Caro. Teknikut Allegri sigurisht nuk i kanë shpëtuar deklaratat e dy ditëve të fundit nga Grassani, i cili mbrojti vendimin e Gjykatës Federale të Apelit për penalizimin me 15 pikë të Juventus…

E kështu, ndërsa nga studio janë munduar t’i përgjigjen me sarkzaëm, duke e pyetur ‘Ku ka mësuar të mos e bëjë dramë?’, Allegri vazhdoi: “Kam pasur fatin që kam lindur në Livorno. Në ironinë tonë themi të edhe të vërtetën dhe për fat të mirë dikush nuk e kupton, sepse me të drejtë… edhe ne zbavitemi. Vetëm ne mund të shpiknim gjëra si Modigliani fals dhe të tallim gjithë botën… Avokati mbante një kravatë të bukur gjithsesi… bojëqielli».

E GRASSANI NDRYSHOI KRAVATËN

Trajneri i Juventusit duhet të ketë goditur në shenjë, duke qenë se avokati, i konsultuar pak minuta më tej si i ftuar i Domenica Sportiva në RAI, mendoi se ishte më mirë të ndërronte kravatën. Ajo u konsiderua ndoshta shumë e afërt me ngjyra me skuadrën e De Laurentiis. E kështu, ja: kravatë e errët dhe pastaj opinionet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *