• |
ide | kryesore

Vuçiç zbulon ultimatumin me 3 pika që i ka vënë BE dhe SHBA për Kosovën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Vuçiç



Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mbajti një fjalë të gjatë mbrëmjen e së hënës për çështjen e Kosovës. Ai tha se nuk është e lehtë të gjendet diçka në planin franko-gjerman për Kosovën që do të entuziazmonte përfaqësuesit e Serbisë. Ai tha se ky plan “de facto” është një kornizë e re negociuese. Nëse Beogradi refuzon planin do të përballej me sanksione të vështira të cilat Vuçiç i përmblodhi me pak fjalë.

“Erdhën tek unë përfaqësues të Gjermanisë, Francës, Italisë, BE-së dhe Departamentit të Shtetit. Në fjalinë e dytë mu tha: “Duhet ta pranoni këtë plan dhe nëse nuk e pranoni, do të përballeni me ndërprerjen e procesit të integrimit në BE. Së dyti, do të përballeni me ndalimin dhe tërheqjen e investimeve. Së treti, do të përballeni me të gjitha masat në kuptimin ekonomik dhe politik që do të dëmtojnë Republikën e Serbisë. Ata e përsëritën këtë tre herë dhe çdo herë unë reagova shumë ashpër” – tha Vuçiç.

“Që ta kuptojnë njerëzit, nuk ka përparim për ne në Evropë nëse nuk bashkëpunojmë për këtë çështje. Të gjithë e kemi parë versionin e parë të të ashtuquajturit plani franko-gjerman i cili nuk ndryshon shumë nga versioni i dytë. Por nuk është vetëm kaq, është më shumë se kaq. Por unë kam frikë se askush nuk ka dashur të flasë për kontekstin dhe me çfarë po ballafaqohet Serbia në të vërtetë”, – tha presidenti serb.

“Nuk mund ta pengojmë anëtarësimin e tyre në organizata ndërkombëtare si Këshillin e Evropës, as nuk mund ta pengojmë anëtarësimin e tyre në NATO, megjithatë kam thënë se nëse presin duartrokitjen tonë, diçka të tillë nuk do të marrin, por nuk mundemi ta parandalojmë atë”, ka deklaruar Vuçiç. ©LAPSI.al



4 Comments

    1. Dhe kushti tjetër: do të t’a zhdëpim dashnoren që ke në Tiranë. FBI ka ca llogari speciale meTë pas arrestimit të mikut të tij në USA.

  1. Kam bindjen se Serbia nuk e do kosoven si pjese e saj, gjithe jeten kete teritor kur e ka pasur vetem telashe e para te haxhuara ka pasur, sot ben viktimin qe te perfitoj sa te mundet financiarisht nga komuniteti nderkombetar.

  2. Po te mos e donte Kosoven, Serbia do te pranonte pavaresine e saj pa lufte, sikurse beri me Sllovenine e Maqedonine e Veriut, ndonese jane sllave.
    Trepça dhe Ujmari, fusha e Kosoves dhe krahu i punes, shqiptaret si gjithmone, jane aresye te mjaftueshme per oreksin e Serise ne Kosove.

    Por…

    Ndersa flitet mbi bllokimin e pasurive te oligarkeve ruse dhe perdorimin e tyre si demshperblim ne rindertimin e Ukraines, ndersa zhurmohet cdo dite per krimet ndaj popullsise civile ne Ukraine, kjo nuk ndodh me Kosoven, madje nuk flitet as per genocidin e Serbise ndaj shqiptareve.

    Sa per demshperblime per Kosoven, kjo ceshtje eshte tabu ne Perendim, i cili i ka lare hesapet me serbet, greket apo malazezet historikisht ne kurriz te shqiptareve, çka mendoj se do te ndodhe edhe kete here.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *