• |
ide | kryesore

Zyrtare/ Skuka në Ligue 2, firma me Metz rekord arkëtimi për Partizanin: detajet e kontratës

-Instant, F1, Sport
Skuka



Xhuljano Skuka është tashmë një futbollit i Metz me të gjitha efektet. Qendërsulmuesi ka firmosur pasdite kontratën me klubin francez që militon në Ligue 2. Skuka bëhet kështu lojtari më i shtrenjtë i transferuar ndonjëherë nga Partizani. “Klubi i futbollit Partizani njofton sot arritjen e marrëveshjes me FC Metz për transferimin e Xhuliano Skukës në kampionatin francez të futbollit – shkruhet në komunikatën e të kuqve -. FC Metz është një prej klubeve me traditë në futbollin francez. Ata kanë fituar dy trofe të Kupës së Francës dhe dy Kupa të Ligës”.

Sipas asaj që mësohet transferimi i sulmuesit 24 vjeçar është arritur për një shifër rekord për klubin kryeqytetas. Skuka, i ardhur nga Dinamo, u bë menjëherë një lojtar i rëndësishëm për Partizanin. Tekniku i atëhershëm i Partizanit, Dritan Mehmeti, insistoi për ta patur në skuadër. Një njohje me sulmuesin dibran, që datonte që nga kohët kur tekniku drejtonte Korabin. Edhe me Colella gjërat nuk ndryshuan, madje Skuka u bë pika e referimit.

Lexo më tej: Video/ Partizani “pushton” kryeqytetin: Skuka mposht Tiranën dhe i jep arratinë të kuqve në derbi

Partizani nuk e ka zyrtarizuar kurrë shumën e transferimit, por sipas asaj që pretendonin të arkëtonin nga Skuka, të kuqtë duhet të kenë siguruar 1 milionë euro. Të kuqtë, kanë ruajtur të drejtën edhe të 20% të kartonit të 24 vjecarit në transferimin e ardhshëm. “Përgjatë një viti me të kuqtë, Skuka ishte shëmbull si brenda edhe jashtë fushës së blertë – vazhdon komunikata -. Me punën dhe dedikimin e tij ai realizoi gola deçizivë dhe performanca shumë pozitive, duke u kthyer në një prej idhujve të tifozerisë së kuqe. Skuka arriti njëkohësisht të jetë edhe pjesë e ekipit tonë Kombëtar”. Klubi ka dashur të falënderojë Xhulianon për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe, duke i uron njëkohësisht suksese në aventurën e re.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *