• |
ide | kryesore

Analiza në DW/ A rrezikon Erdogan në zgjedhjet e 14 majit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
erdogan



“Unë do të përdor autoritetin tim (…) për të caktuar datën e zgjedhjeve me 14 maj 2023”, bëri të ditur presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Por Erdogan tha se këto “nuk janë zgjedhje të parakohshme”. Presidenti Erdogan është edhe lideri i partisë qeverisëse konservatore islamike AKP. Për të mos prishur datat e provimeve në shkolla, ai tha se ra dakord për këtë datë të zgjedhjeve me partnerin e vogël ultra-nacionalist të koalicionit MHP. Zgjedhjet në Turqi duhert të mbaheshoin me 18 qershor të këtij viti.

Zgjedhjet shihen si një sprovë e madhe për Erdoganin, i cili është në pushtet për 20 vjet. Ai u zgjodh kryeministër në vitin 2003, ndërsa president i shtetit është prej vitit 2014. Sipas sondazheve, rizgjedhja e tij nuk është e sigurt. 68-vjeçari aktualisht është nën presion të jashtëzakonshëm politik të brendshëm, veçanërisht për shkak të krizës ekonomike dhe normës jashtëzakonisht të lartë të inflacionit në vend.

Opozita, e cila ka formuar pothuajse e tëra një aleancë të përbashkët elektorale, shpreson se do të arrijë ta fitojë pushtetin dhe ta largojë Erdoganin pas 20 vitesh qeverisjeje. Ajo bëri të ditur se do të shpallë kandidatin e saj të përbashkët për president në shkurt.

Kryetari i Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu (52) nga partia social-demokrate CHP, partia më e madhe opozitare, konsiderohet një kandidat i mundshëm për zgjedhjet presidenciale. Në dhjetor, megjithatë, Imamoglu u dënua me më shumë se dy vjet burg dhe iu ndalua të merret me politikë. Por aktgjykimi nuk është ende ligjërisht i plotfuqishëm. Një numër i konsideruar vëzhguesish politikë supozojnë se kreu i CHP, Kemal Kilicdaroglu do të mbështesë opozitën në garën politike kundër Erdoganit. /DW



2 Comments

    1. REIS-i, rizgjedhjen si President (per here te 3-t) e ka te garantuar por edhe kualicioni i tij, do te fitoj shumicen, kjo eshte e sigurte! Gjate 2022 rriti 3 here rrogat (30%, 52%, 25%), zeroi TVSH per ushqimet, mallrat e konsumit, (ne Turqi nafta, benzina 1$/lt. ne Shqiperi 2$/lt.) uli taksat, krijoi skema dhe lehtesira fiskale, per te mbrojtur qytetaret nga “kriza” e stisur. Na vjen keq por USA+EU+dreqi i mallkuar, do te deshtojne perseri ne largimin e Erdoganit nga pushteti, kur te don dhe te mbeshtet mileti, USA+EU+dreqi i mallkuar, te rruajne Spartak Ngjelen dhe te hane Frrok Cupin, “qente le te lehin”, thote populli, KAQ!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *